Përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e djeshme Qeveria ka miratuar shpronësimin e tokave ku do të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë. Me këtë vendim lejohet vendimi me procedurën e ndërtimit të varrezave të ushtarëve të rënë në luftën italo-greke, në vitet 1940-1941.

Kjo VKM vjen në mbështetje të marrëveshjes së bashkëpunimit me Greqinë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, marrëveshje e ratifikuar në Kuvend.

Në vendim thuhet se shpronësimi të bëhet në favor të Ministrisë së Mbrojtjes.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej rreth 733 mijë lekësh dhe shpenzimet procedurale, në vlerën 50 mijë lekë do të përballohen nga Ministria e Mbrojtjes.

Vendimi i Këshillit të Ministrave