Donatorët, FMN dhe Trojka mbajnë peng Greqinë për këstet e fundit, duke i imponuar vendimet e veta klasës politike greke, e cila vetëm sa zbaton direktivat, Samaras mban peng Venizelon në lidhje me përgjegjësitë e tij si ish ministër i ekonomisë në lidhje me administrimin e “Listës Lagarde”, Venizelos mban peng PASOK-un dhe po e shndërron në shtojcë për Demokracisë së Re, SYRIZA e Çipra janë të ngërthyer në retorikën politike të komoditetit të të qenit në opozitë. Neonazistët rezultojnë forca e tretë politike dhe kërcënojnë hapur se (mos e dhëntë Zoti) do të vijnë në pushtet...
Të gjithë këta së bashku mbajnë peng Greqinë dhe gjithë popullin grek, i cili ka paguar dhe po vazhdon të paguajë, ka flijuar dhe po vazhdon të flijojë, mirëqenien, të drejtat demokratike e politike të fituara në kaq vite...
Mbyllja e ERT ishte preteksti, shkaqet janë edhe më të thella...
Mbylja e ERT ishte fillimi, shumë shpejt pritet të mbyllen spitale, shkolla, institucione të tjera të rëndësishme shtetërore e publike, duke rritur papunësinë në shifra alarmuese...
Pazari politik Samaras – Venizelos për “gjakun e ri” në qeveriBrenda orëve të ardhshme pritet në Greqi që të kthjellohet gjendja dhe të mbushen “boshllëqet” që lanë dorëheqjet e ministrave të mbështetur nga Demokracia e Majtë. Ndërkohë ndryshimet në qeveri po përshpejtohen pas dorëheqjeve të ministrave të Administrimit dhe Reformimit, si edhe të ministrit të Drejtësisë. Presidenti i republikës, Papulias dhe kryetari i PASOK kanë shtyrë udhëtimet e tyre në pritje të vendimeve përfundimtare të kryeministrit, Samaras, në mënyrë që qeveria e re të fillojë nga puna menjëherë.
Skenaret e orëve të fundit janë të shumta, që nga momenti kur ministrat e mbështetur nga DIMAR u larguan nga qeveria dhe Demokracia e Majtë përjeton krizën më të madhe politike që nga krijimi i saj.
Me kërkesën e Venizelos, PASOK do të ketë një pjesëmarrje shumë më të gjerë në qeveri, kësaj radhe jo vetëm me teknokratë, por edhe me politikanë karriere dhe figura të njohura që kanë ngelur ende në PASOK. PASOK kërkon jo vetëm ministra, por edhe shtatë zëvendësministrat që i përkasin Demokracisë së Re.
Gjithçka do të varet nga nënshkrimi i një marrëveshjeje paraprak të partneritetit të barabartë qeverisës ndërmjet Samaras dhe Venizelos.
Kryeministri Samaras nuk ka kundërshtim të plotësojë kërkesën e Venizelos që ky i fundit të marrë në qeveri postin e zëvendëskryeministrit, por nuk është dakort që kryetari i socialistëve të marrë në të njëjtën kohë edhe postin e ministrit të jashtëm. Në shkëmbim i ofrojnë Venizelos që të vendosë një “antiministër” në ministrinë e ekonomisë, në mënyrë që të ketë pamje të plotë në vendimet ekonomike të kësaj ministrie.
Venizelos ka kërkuar që në qeveri të hyjnë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë e më të besuar, në një kohë që opozita brenda PASOK ka shprehur hapur pakënaqësinë që është përjashtuar nga portofolet qeveritare dhe vetëm ftohet të votojë unanimisht vendimet e Venizelos...
Venizelos duket se nuk po lëshon pe në lidhje me ardhjen në qeveri të deputetëve të pavarur, të cilët u larguan nga Demokracia e Re dhe PASOK në një vit bashkëqeverisjeje.
Qeveria Demokracia e Re- PASOK, numëron ditë...Mundet që të frymëzojë popullin grek rikthimi i PASOK në pushtet?
Të gatshëm për portofole ministrore dhe përgjithësisht të gatshëm dhe të zotë për gjithçka ata që e sollën Greqinë në buzë të greminës?...
Duket qartë se qysh nga e premtja në mëngjes herët ka filluar numërimi mbrpsht për t’u drejtuar Greqia nëzgjedhje, brenda vitit 2013, dhe pavarësisht çfarëdo gjëje që thotë kryeministri Samaras për afatin katërvjeçar të kësaj qeveria. Demokraciae Re e Samaras, vazhdon të q1ëndrojë në pushtet e mbështeturnga partneri më i dobët dhe me besueshmërinë më të ulët. Është e sigurtë se përkeqësimii krizës qeveritare, e cila është pasojë e lëvizjeve të gabuara të A. Samaras, ka mundësi t’i ketë dhënë Kuvelit dhe Demoracisë së Majtë, shansin që të largohej nga qeveria.
Funksionarë të lartë të Demokracisë së Majtë (DIMAR), duke parë rënien e madhe në sondazhet e kohëve të fundit shprehin frikën se partia e tyre ka mundësi të mos kapë as 3%, që është kufiri minimal për të hyrë në parlament. Paralelisht pjesa me e madhe e tyre ushtronin presion të vazhdueshëm për largim nga qeveria.
Kështu që Samaras do të vazhdojë të qeverisë së bashku me PASOK, me një numër deputetësh 153- 157, gjë që nuk është aspak e sigurtë që do të jetë po kaq, në rast se qeveria do të përpiqet të kalojnë në parlament masa të tjera shtrënguese, sikundër flitet javët e fundit.
Beson ndokush se kjo aleancë qeveritare në Greqi do të vazhdojë të durojë? PASOK, jo vetëm që shënon rënie galopante, por edhe sondazhet e nxjerrin me 4-5% në rastin më të mirë. Ka një pamje shumë të keqe në sytë e popullit grek.
PASOK është identifikuar me qeverisen e keqe, mentalitetet arbitrare, përzgjedhjet politike që e futën vendin në Memorandumet dhe hyqmin e Trojkës dhe FMN, duke shpartalluar ekonominë dhe shoqërinë greke.
Problemet e brendshme të partisë socialiste, dikur shumë të fuqishme, distancimi i shumë funksionarëve të saj, nuk janë vetëm pasojë e krizës së idenditetit. Janë pasojë edhe e dëshirës së paepur për pushtet që kanë funksionarët e kësaj partie, jo vetëm të vjetrit, por edhe më të rinjtë. Të mësuar të jenë ministra, ndihen jo rehat jashtë pushtetit. Divergjencat brenda PASOK, filluan kur Venizelos, vendosi vitin e kaluar të mos marrë pjesë në qeveri me politikanë karriere.
Të gjithë të pakënaqurit e një viti më parë, tani rikthehen në stan, të gatshëm të marrin poste ministrore dhe tëbetohen në qeverinë e re të “reformuar”!...
Të marrin pjesë në një qeveri ata që fshihen dhe nuk qarkullojnë lirisht në rrugë...
Sa i kënaqur do të jetë Samaras të bashkëqeverisë me ata? Dhe sa optimistë janë deputetpt e Demokracisë së Re se do të durojë për shumë kohë kjo qeveri?...
SYRIZA- Kryeminisri ka shumë mundësi të ketë fundin e paraardhësit të tij...Parashikimin se kryeministri Samaras “Do të ketë fundin e J. Papandreut” ka bërë lideri i partisë së opozitës SYRIZA, A. Çipras, duke folur në Festival Resistance 2013.
Çipras deklaroi se në Greqi tashmë ka një situatë të re politike dhe se lëvizjet sociale kanë ndryshuar rrënjësisht gjendjen. Samaras ka ngrënë një shpullë nga punonjësit e ERT dhe populli që dëshiron demokracinë. Ishte një shpullë, e cilan u dëgjua gjithandej dhe bëri qe qeveria e mëpashme trepartiake të shpërbëhej...
Opozita ka kërkuar dhe vazhdontë kërkojë zgjedhje, pasi kjo situatë e favorizon SYRIZEN.
Sipas liderit të opozitës donatorët, FMN dhe Trojka “i kanë tërhequr publikisht veshin Samaras, pasi vënë në dyshim zot[ësinë e tij, t’u shërbejë interesave të tyre”.
Gjithsesi, Cipras nënvizoi fatin se kryeministri kishte “Shansin për një dalje heroike nga skena. Të shkonte në zgjedhje. Fillimisht ndoshta e mendoi. Më vonë ia prenë hovin nga Trojka, që të mos guxonte një gjë të tillë. Mbajeni mend: Smaras, ka shumë mundësi që të ketë së shpejti fundin e Papandreut”.
Nga kritika e opozitës nuk kanë shpëtuar as DIMAR, e cila qëndroi shumë më tepër nga ç’duhej në një qeveri, e cila mori masa antipopullore.
Gjithashtu kritisë së liderit të opoitës nuk i shpëtoi as Venizelos, i cili është peng i “Listës Lagarde, si edhe i nënshkrimit paraprak të të gjitha masave barbare antipopullore, si dhe vazhdon te ngelet peng i A. Samaras dhe kolonë e memorandumeve.”
Përsa i përket qeverisë dypartiake Demokracia e Re dhe PASOK, Cipras ka thënë se për gjithçka të keqe dhe krizën e thellë në të gjitha fushat që po përjeton populli dhe Greqia, përgjegjës janë dy partitë e mësipërme. Atëherë si mund të shfaqen këto dyparti si flamurtare të katarsisit, me kostumin e reformatorit dhe fustanellën e shpëtimtarit kombëtar?”
Për opozitën qeveria e re ëhtë ngritur në bazën e interesave dhe të mbijetesës së përkohshme politike. Është një qeveri që mbron interesat e donatorëve, pavarësisht retorikës së shpëtimit kombëtar dhe perspetivës europiane të liderëve të saj.
Cipras ka parashikuar se fundi i kësaj qeverie do të jetë i shpejtë dhe se verdikti demokatik i popullit, do t’i nxjerrë nga skena e historisë, duke nënshkruar një marrëveshje të re mes popullit dhe forcave vërtet demokratike greke.
Project Syndicate/ Open Demokracy
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
