Qeveria në ikje nxjerr në shitje
prona edhe në qendër të Tiranës

Qeveria në ikje nxjerr në shitje<br />prona edhe në qendër të Tiranës
TIRANË - Ministria e Financave ka nxjerrë për shitje disa prona nën administrimin e saj, ndërmjet të cilave edhe një farmaci të enteve që ndodhet në rrugën "Mine Peza", disa dhjetëra metra larg qendrës së kryeqytetit. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, në drejtorinë e Administrimit dhe shitjes së pronave publike.  

Në fakt, edhe pse është nxjerrë në shitje tani, ankandi për këtë pronë dhe për disa prona të tjera në qytetin e Krujës, në Lumas të Beratit, në Shkodër, në Çorovodë etj, do të zhvillohet në datën 24 shtator në orën 10.00, disa javë pas ndryshimit të qeverisë që do të bëhet ditën e sotme.

Prona që është nxjerrë në shitje në kryeqytet, ka një sipërfaqe prej 170 metrash katrorë dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara në Tiranë, e kjo e bën edhe vlerën e saj, të madhe. Personat e interesuar duhet që të paraqesin dokumentet për pronën e interesuar brenda datës dhe orës së ankandit.

Deri më tani nuk dihet se çfarë do të ndodhë me privatizimet apo koncensionet e dhëna nga qeveria Berisha e cila do të zëvendësohet sot.
Privatizimet
 (Në foto: Njoftimi për pronat që janë nxjerrë në shitje nga Ministria e Financave)

Redaksia Online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë