Qeveria në ikje vendos blerjen
e pullave fiskale për ilaçet
Megjithëse vendosja e pullave fiskale tek ilaçet është shtyrë deri në dhjetor të këtij viti me një Udhëzim të ministrave Bode dhe Kosova, qeveria vendosi blerjen e 84 mln lekë pulla për ilaçet.
TIRANË - Megjithëse vendosja e pullave fiskale tek ilaçet është shtyrë deri në dhjetor të këtij viti me një Udhëzim të përbashkët të ministrave Ridvan Bode dhe Halim Kosova, qeveria vendosi të lejojë Qendrën Kombëtare të Kontrollit të barnave të blejë menjëherë 84 milionë lekë të vjetra pulla për ilaçet.
Ende nuk dihet nëse qeveria e re do të anulojë apo do të lërë në fuqi vendimin për pajisjen me pulla të ilaçeve, pasi subjektet importuese kanë kundërshtuar me forcë një masë të tillë, që, sipas tyre, rrit koston. Por qeveria në ikje, gjithsesi, tashmë e ka marrë vendimin për blerje të pullave, shpenzim që nuk mund të kthehet më mbrapsht nga Ekzekutivi Rama, pasi ka hyrë në fuqi menjëherë.
Vendimi i sotëm përcakton sa më poshtë:
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E QENDRËS KOMBËTARË TË KONTROLLIT TË BARNAVE, SI AUTORITET KONTRAKTOR, PËR KRYERJEN E PROCEDURËS SË PROKURIMIT PUBLIK PËR BLERJE PULLASH KONTROLLI ME ELEMENT SIGURIE PËR BARNAT DHE AKSESORË PËR SHTYPJEN E TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, dhe në vijim të vendimit nr.591, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore, për vitin 2013”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, si autoritet kontraktues, për kryerjen e procedurës së prokurimit publik me objekt “Blerje pullash kontrolli me element sigurie për barnat dhe aksesorë për shtypjen e tyre”, me fond limit 8 400 000 (tetë milionë e katërqind mijë) lekë.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4458
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18