Qeveria ka nisur procesin për zëvendësimin e ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati! Mësohet se këto ndryshime nga qeveria pritet që të kalojnë në presidencë për t’u zyrtarizuar.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ish-deputeti Ervin Bushati, pritet që të zëvendësojë ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

Ndërsa analisti Mustafa Nano, është propozuar për të qenë ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Të njëjtat burime mësojnë se Ilir Gjoni i cili është ambasador në Zvicër, mësohet se është propozuar të kalojë ambasador në NATO.

Ndërsa vendin e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha pritet ta zëvendësoi Ridi Kurtezi.

Emri tjetër, ish-nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi do të drejtojë Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Ndërsa ish-deputeti socialist Fate Velaj do të drejtojë diplomacinë shqiptare në Vjenë.