Qeveria: Njihet gjuha e shenjave, si
dhe 3000 lekë për gratë e dhunuara

TIRANË - Këshilli Ministrave, ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për  njohjen e gjuhës së shenjave, për njerëzit me aftësi të kufizuara në Republikën e Shqipërisë, duke angazhuar Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të hartojë platformën me masat për veprim, në zbatim të këtij vendimi, ku të përcaktohen detyrimet për institucionet që duhet të ofrojnë shërbimin e gjuhës së shenjave.

njohja e gjuhes se shenjave vendimi

Ndërkohë që gratë të cilat janë viktima të dhunës familjare apo viktimat e trafikimit, do të përfitojnë 3 mijë lekë në muaj asistencë,nga përkujdesja shoqërore. Shpërblimi vlen si për ato gra të cilat strehohen në rezidenca publike të përkujdesjes shoqërore, edhe për ato që nuk jetojnë në këto ambiente.

qeveria per grate e dhunuara


Një vendim pozitiv shkon edhe në favor të jetimëve të cilët do të mund të qëndrojnë në ambientet e jetimores, dy vite më tepër nga sa ka qenë më parë,  duke u larguar me kalimin në e moshës 18 vjeç. Pra nga qëndrimi në jetimore të fëmijëve nga 0-16 vjeç bëhet nga 0-18 vjeç.

Po ashtu gjatë mbledhje së Këshillit të Ministrave u miratuar për shpronësimin i disa tokave dhe objekteve që preken nga ndërtimi i disa akseve rrugore, përfshi këtu Bypass-in Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, segmentin rrugor Shkodër- Hani Hotit. Në lidhje me ndërtimin e akseve rrugore gjithashtu sot është miratuar edhe në parim marrëveshje me BERZH për Bypassin e Vlorës.


Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 3 dhjetor 2014 

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA  E FINANCAVE, DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SI ADMINISTRATOR I FONDEVE GRANT, TË SIGURUARA NGA QEVERI TË VENDEVE TË NDRYSHME  NËN FONDIN E VEÇANTË TË AKSIONARËVE TË BERZH-IT, PËR BY-PASS-ET RRUGORE TË FIERIT E VLORËS: ASISTENCË TEKNIKE PËR MBËSHTETJEN E ZBATIMIT TË PROJEKTIT NË SHQIPËRI

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të ndryshme nën Fondin e Veçantë të Aksionarëve të BERZH-it, për by-pass-et rrugore të Fierit e Vlorës: asistencë teknike për mbështetjen e zbatimit të projektit në Shqipëri, në shumën 249 996 (dyqind e dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

V E N D I M

PËR

 

 

PROCEDURAT E PRIVATIZIMIT ME ANKAND TË PAKETAVE SHTETËRORE TË AKSIONEVE TË SHOQËRIVE TREGTARE, QË VEPROJNË NË SEKTORËT JOSTRATEGJIKË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.8334, datë 23.4.1998, “Për privatizimin e shoqërive tregtare, që veprojnë në sektorët jostrategjikë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.Këtij vendimi i nënshtrohen të gjitha shoqëritë tregtare me kapital tërësisht apo pjesërisht shtetëror, që veprojnë në sektorët jostrategjikë, te të cilat do të shiten paketat shtetërore të aksioneve. Ministri përgjegjës për ekonominë nxjerr urdhrin për fillimin e procedurave të privatizimit me ankand të paketave shtetërore të aksioneve, pasi shoqëria të jetë vlerësuar dhe të ketë përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për shitjen e këtyre paketave. Vlerësimi i shoqërisë dhe përgatitja e dokumentacionit të privatizimit bëhen në zbatim të urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë, në përputhje me udhëzimin përkatës që do të hartohet në zbatim të këtij vendimi.

2.Ministria përgjegjëse për ekonominë, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e nxjerrjes së urdhrit të ministrit, i dërgon Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, dokumentacionin për privatizimin e shoqërisë, që shërben për të gjitha format e privatizimit sipas këtij vendimi, në origjinal ose të njësuar me të, i cili përmban:

 

a)urdhrin e ministrit përgjegjës për ekonominë për fillimin e procedurave të privatizimit;

b)aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë;

c)vendimin e regjistrimit të shoqërisë si person juridik në gjykatë dhe/ose në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me ndryshimet e bëra në të;

ç) bilancin e fundit ushtrimor të shoqërisë;

d) raportin e ekspertit kontabël;

dh) raportin e ekspertëve për vlerësimin e shoqërisë;

e) genplanin apo planvendosjen e shoqërisë, të konfirmuar nga institucioni i prefektit;

ë)  aktvlerësimin e truallit të shoqërisë;

f)  vërtetimin nga Qendra e Regjistrimit të Aksioneve për regjistrimin e shoqërisë që privatizohet, kur shoqëria ka mbi 50 aksionarë;

g)  aktin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të shoqërisë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, së bashku me hartën treguese.

 

3. Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e mbërritjes së dokumentacionit, shqyrton rregullsinë e tij. Kur në dokumentacionin e dërguar vërehen parregullsi të kërkesave të pikës 2, të këtij vendimi, drejtoria e sipërpërmendur e kthen atë në ministrinë përgjegjëse për ekonominë për plotësim.

4.  Me publikimin e shoqërisë për fillimin e procedurave të privatizimit, asaj i ndalohet të bëjë çdo ndryshim kapitali, të marrë hua apo kredi.

I. PROCEDURAT PËR PËRCAKTIMIN E FORMULËS SË PRIVATIZIMIT

 

         A. Publikimi

 

1. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, fillon menjëherë publikimin. Periudha e publikimit zgjat 30 (tridhjetë) ditë nga data e publikimit të parë dhe bëhet në çdo botim të Buletinit të Njoftimeve Publike, brenda këtij afati. Data e parë e publikimit të jetë data e përcaktuar në njoftimin, që kjo drejtori dërgon për publikim. Brenda periudhës së publikimit në Buletinin e Njoftimeve Publike, kjo drejtori dërgon për publikim të dhënat për shoqëritë që privatizohen edhe në dy gazeta me qarkullim kombëtar, nga një botim në secilën gazetë. Krahas këtij publikimi bëhen njoftime në televizion dhe në internet. Në internet (faqja e Ministrisë së Financave) njoftohen edhe treguesit ekonomikë e teknikë të shoqërisë (llogaritë vjetore).

     Kjo procedurë zbatohet në të gjitha rastet e publikimit për shitje të paketave të aksioneve shtetërore.

 

2.  Publikimi përmban këto elemente:

 

a)         Emrin e shoqërisë tregtare;

b)         Selinë e shoqërisë;

c)         Kapitalin e vlerësuar dhe numrin e aksioneve të shoqërisë tregtare;

ç)  Sipërfaqen e truallit të shoqërisë, nën objekt dhe funksionale;

d)         Objektin e veprimtarisë;

             dh)      Afatin e regjistrimit dhe llojin e dokumenteve, që punonjësit e shoqërisë duhet të dorëzojnë pranë shoqërisë;

e)         Afatin e regjistrimit dhe llojin e dokumenteve, që punonjësit e shoqërisë duhet të dorëzojnë në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave;

ë)         Afatin e regjistrimit dhe llojin e dokumenteve që ish-pronarët e truallit duhet të dorëzojnë në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave.

 

3.Brenda periudhës së publikimit në Buletinin e Njoftimeve Publike, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, vendos publikim me afishim me të dhënat e publikuara për këto shoqëri në mjediset e saj, ndërsa degët e shoqërive publike në prefektura vendosin afishe me të dhënat e publikuara për këto shoqëri pranë shoqërive, që privatizohen dhe në mjediset publike të vendndodhjes së shoqërisë.

 

4. Në fund të periudhës së publikimit, degët e shoqërive publike në prefektura mbajnë një procesverbal për vendosjen pranë shoqërive të publikimit me afishim me të dhënat e publikuara dhe mbylljen e publikimit.

 

         B. Procedurat e llogaritjes së paketës së aksioneve për punonjësit e shoqërisë

 

1. Punonjësit e shoqërisë, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga dita e parë e publikimit nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, duhet të paraqesin pranë shoqërisë certifikatën e gjendjes familjare, lëshuar nga zyra e gjendjes civile pas datës së publikimit, me anë të së cilës përcaktohen anëtarët që përfitojnë bono privatizimi.

 

2. Shoqëria lëshon vërtetimin për identitetin e punonjësit, periudhën e punësimit ose datën e daljes së tij në asistencë për trajtimin me pagesë papunësie.

 

3. Shoqëria, në bazë të këtij dokumentacioni, brenda 25 (njëzet e pesë) ditëve nga data e publikimit për fillimin e procedurës së privatizimit, i dërgon Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, të dhënat, sipas formularëve të përcaktuar prej kësaj të fundit.

 

4.  Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e publikimit të fundit, punonjësit e shoqërisë bëjnë regjistrimin e kërkesave për zotërim aksionesh në këmbim të bonove të privatizimit në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, dhe degët e thesarit në rrethe, në bazë të përcaktimeve të pikave 1, 2 dhe 3, të shkronjës “B”, të kreut I, të këtij vendimi.

 

5.  Punonjësit e shoqërisë kanë të drejtë të shkëmbejnë, me vlerë nominale, bonot e privatizimit të tyre dhe ato të familjes në aksione të shoqërisë. Pjesëmarrja e punonjësve në aksione të shoqërisë do të llogaritet si raport ndërmjet vlerës së bonove familjare të privatizimit, të dorëzuara, të cilat ata i zotërojnë sipas legjislacionit në fuqi (Dekreti nr.1030, datë 1.11.1996, ndryshuar me akte të tjera ligjore), dhe kapitalit themeltar të shoqërisë. Përqindja e aksioneve të tyre mbetet e pandryshuar në raport me pjesën tjetër, pavarësisht nga rezultatet e ankandit.

 

6.  Punonjës të shoqërisë konsiderohen punonjësit aktualë dhe ata të trajtuar me asistencë, sipas ligjit nr.7521, datë 30.10.1991, “Për përkrahjen sociale për personat që dalin pa punë nga zbatimi i reformës ekonomike”, të ndryshuar, një vit para publikimit të fillimit të procedurave të privatizimit për shoqërinë.

     Dokumentet, afatet dhe kërkesa të tjera lidhur me llogaritjen e paketës së aksioneve për punonjësit e shoqërisë përcaktohen në udhëzimin përkatës që do të hartohet në zbatim të këtij vendimi.

 

    C. Procedurat për llogaritjen e paketës së aksioneve për ish-pronarët e truallit

 

1. Ish-pronarët e truallit, si subjekte kërkuese, në dallim nga subjektet e tjera kërkuese, në mbështetje të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr.7698, datë 15.4.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ”, të ndryshuar, për vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, para hyrjes në fuqi të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, kanë të drejtë të marrin aksione të shoqërisë që privatizohet, në bazë të sipërfaqes së truallit, të përcaktuara në vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, brenda kufizimit të shoqërisë.

 

2. Pjesëmarrja në aksione të shoqërisë për ish-pronarët e truallit do të llogaritet si raport ndërmjet vlerës së truallit të llogaritur për ish-pronarët dhe kapitalit themeltar të shoqërisë.

 

3. Ish-pronari i truallit, për vlerën e truallit si pjesë e kapitalit themeltar të shoqërisë, nuk merr pjesë në ankandin e aksioneve. Ai zotëron një përqindje të caktuar të aksioneve, e cila mbetet e pandryshuar në raport me pjesën tjetër të kapitalit të shoqërisë, pavarësisht nga rezultatet e ankandit.

 

4. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e parë e publikimit, ish-pronarët e truallit duhet të paraqesin në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, në origjinal:

 

a)         kërkesën me shkrim për zotërim aksionesh në kapitalin e shoqërisë që privatizohet, në përpjesëtim me vlerën e truallit që atij i njihet nga vendimi përkatës i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave;

b)         vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, së bashku me planvendosjen e pronës së hartuar nga ky komision, kopje të noterizuar;

c)         dëshminë e trashëgimisë dhe prokurën e përfaqësimit origjinal;

ç)  një vërtetim nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave  dhe deklaratën noteriale, ku të konfirmohet dhe të deklarohet se për sipërfaqen e truallit, ish-pronë e tij, që ish-pronari kërkon të kompensohet me aksione në shoqërinë përkatëse, nuk është kompensuar më parë me njërën nga format që njeh ligji.

 

5. Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, konfirmon pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave bashkë me planvendosjen e pronës të depozituar nga ish-pronarët e truallit, e cila duhet të kthejë përgjigje brenda 7 (shtatë) ditëve nga data e depozitimit të kërkesës së Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike.

 

           Ç. Formula e privatizimit

 

1. Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, në bazë të dokumentacionit të paraqitur nga degët e thesarit në rrethe dhe ish-pronarët e truallit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e fundit e regjistrimit të kërkesave për zotërim aksionesh, bën sistemimin e tij dhe kryen llogaritjet për pjesët e kapitalit të shoqërisë që përbëjnë paketat e aksioneve për punonjësit e shoqërisë dhe ish-pronarët e truallit.

 

2.  Në përfundim të llogaritjeve, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në

     Ministrinë e Financave, nxjerr:

 

a)         rezultatin e kërkesës për aksione të shoqërisë për secilin punonjës dhe për çdo anëtar të familjes së tyre, në këmbim të bonove të privatizimit;

b)         rezultatin e porositjes së aksioneve të shoqërisë për ish-pronarët e truallit;

c)         rezultatin përfundimtar të llogaritjeve për pjesën e kapitalit themeltar të shoqërisë, që përbën paketën e aksioneve për punonjësit e shoqërisë e për ish-pronarët e truallit, të cilin ia dërgon ministrisë përgjegjëse për ekonominë.

 

3.  Ministri përgjegjës për ekonominë, pas marrjes së rezultatit përfundimtar nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, nxjerr urdhrin për transferimin e paketave të aksioneve për punonjësit e shoqërisë dhe për pronarët e truallit, të cilin ia dërgon Qendrës së Regjistrimit të Aksioneve dhe shoqërisë për të kryer veprimet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

 

4. Brenda 10 (dhjetë) ditëve pas regjistrimit në Qendrën e Regjistrimit të Aksioneve dhe Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, ministri përgjegjës për ekonominë përcakton paketën e aksioneve shtetërore për privatizim, për të cilën kërkon mendimin e organit që ka shoqërinë në varësi administrative.

 

5. Pas marrjes së mendimit për privatizim, ministri përgjegjës për ekonominë nxjerr urdhrin e privatizimit të paketës dhe e dërgon në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave.

 

6. Në çdo rast, pjesë e urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë janë edhe të dhënat për shitjen e paketës së aksioneve, në përqindje, vlera e paketës së aksioneve, numri i aksioneve që shiten, forma e procedurës së privatizimit dhe mënyra e pagesës së vlerës së paketës së aksioneve.

 

7. Në qoftë se procedurat e llogaritjes së aksioneve të punonjësve të shoqërisë dhe të ish-pronarëve të truallit nuk realizohen, atëherë ministri përgjegjës për ekonominë nxjerr urdhrin për privatizimin e paketës së aksioneve të shoqërisë, pa u mohuar atyre të drejtën për aksione me një publikim të dytë.

 

8. Në shoqëritë tregtare, kur ka të dhëna të plota për pjesën e aksioneve për

    punonjësit e shoqërisë dhe për ish-pronarët e truallit, ministri përgjegjës    

    për ekonominë ka të drejtë të përcaktojë paketën e aksioneve, që i ofrohet

    blerësit të vetëm, dhe nxjerr urdhrin përkatës për privatizim.

    Procedurat për formulën e privatizimit përcaktohen në udhëzimin përkatës

    që do të hartohet në zbatim të këtij vendimi.

 

II.        PROCEDURAT PËR PRIVATIZIMIN E PAKETAVE TË AKSIONEVE

 

1. Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e marrjes së urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë, (pika 5, e shkronjës “Ç”, të  kreut I), Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, fillon procedurën e publikimit për shitjen e paketës së aksioneve, si dhe njofton aksionarët e shoqërisë për datën dhe orën e zhvillimit të ankandit. Afati i publikimit është 30 (tridhjetë) ditë nga data e publikimit të parë në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe bëhet në çdo botim të tij, brenda këtij afati. Data e parë e publikimit të jetë data e përcaktuar në njoftimin, që Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, dërgon për publikim. Brenda periudhës së publikimit në Buletinin e Njoftimeve Publike, kjo drejtori dërgon për publikim të dhënat për shoqëritë që privatizohen edhe në dy gazeta me qarkullim kombëtar, nga një botim në secilën gazetë, si dhe në degën e shoqërive publike në prefekturën përkatëse, e cila vendos publikimin me afishe me të dhënat e botuara për shoqëritë që privatizohen në ambientet e shoqërisë dhe mjediset publike të vendndodhjes së shoqërisë. Gjithashtu, brenda periudhës së publikimit bëhen njoftime në televizion dhe internet (faqja e Ministrisë së Financave) deri në fund të periudhës së publikimit.

     Dega e shoqërive publike në prefekturën përkatëse mban procesverbal për vendosjen pranë shoqërive të afisheve me të dhënat e publikuara dhe e dërgon në Ministrinë e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike.

 

       Objekt publikimi janë:

 

a)         emri i shoqërisë;

b)         selia;

c)         kapitali i vlerësuar dhe numri i aksioneve të shoqërisë;

ç)  paketa e aksioneve që privatizohen;

d)         vlera e paketës së aksioneve;

 dh)   objekti i veprimtarisë;

e)         sipërfaqja e truallit të shoqërisë;

               ë)      data, ora dhe vendi i zhvillimit të ankandit.

 

2.  Pjesëmarrësit në ankand, gjatë periudhës së publikimit, kanë të drejtë të njihen me dosjen e shoqërisë, e cila ndodhet në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave. Gjithashtu, ata mund të marrin informacion në shoqërinë që privatizohet. Pjesëmarrja në ankand, pa u njohur me dosjen e shoqërisë, është në përgjegjësinë e subjekteve pjesëmarrëse.

 

         A. Paketa e aksioneve që i ofrohet me ankand blerësit të vetëm

 

1. Paketa e aksioneve, që i ofrohet me ankand blerësit të vetëm, shitet në lekë.

 

2. Pjesëmarrësit në ankandin e paketës së aksioneve, të ofruar blerësit të vetëm për privatizim, paraqesin para komisionit të ankandit dokumentacionin e mëposhtëm:

 

a) Kërkesën me shkrim për pjesëmarrje në privatizimin e paketës së aksioneve të shoqërisë.

b) Dokumentet ligjore, identifikuese, të personave fizikë ose juridikë.

c) Dokumentin bankar të pagesës (vetëm nëpërmjet bankave) paraprake me lekë, mandatarkëtimin, urdhërxhirimin apo garancinë bankare në lekë për 30 përqindshin e vlerës së paketës së aksioneve, në favor të Ministrisë së Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike.

 

3. Komisioni i ankandit ka në përbërje:

 

a)         përfaqësuesin e Drejtorisë së Drejtimit të

Pronës Publike, në Ministrinë e Financave,                                                  kryetar;

b)         juristin e Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike,

në Ministrinë e Financave,                                                                           anëtar;

c)         përfaqësuesin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë                       anëtar;

ç)  përfaqësuesin e shoqërisë tregtare që privatizohet                                    anëtar;

d)         përfaqësuesin e organit administrativ të linjës                                    anëtar;

dh)  punonjësin e Drejtorisë së Drejtimit të Pronës

       Publike, pa të drejtë vote,                                                                     sekretar.

 

4. Titullarët e organeve të përmendura në pikën 3, të shkronjës “A”, të kreut II, të këtij vendimi, ngarkohen me përgjegjësi për mospjesëmarrjen e anëtarëve të komisionit të ankandit në datën dhe në orën e caktuar për zhvillimin e ankandit.

 

5. Komisioni i ankandit merr vendime të vlefshme me votat e jo më pak se tre anëtarëve të vet. Kur nuk sigurohet pjesëmarrrja e plotë e anëtarëve të komisionit, ankandi zhvillohet, por jo me më pak se tre anëtarë komisioni, me të drejtë vote. Në këtë rast, vendimi i anëtarëve të komisionit duhet të jetë unanim. Kryetari ka të drejtën e dy votave, në rast barazimi votash. Në rast të mosplotësimit të komisionit të ankandit si më sipër, atëherë anëtarët e pranishëm në komision, në prani të pjesëmarrësve në ankand i propozojnë drejtorit të Drejtimit të Pronës Publike shtyrjen ankandit për një periudhë, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e zhvillimit të ankandit dhe, me miratimin e këtij të fundit, kërkohet plotësimi i komisionit të ankandit në institucionet përkatëse.

 

6. Komisioni i ankandit ka këto detyra:

 

a)         Të regjistrojë dhe të identifikojë, sipas dokumenteve të përcaktuara në ligj, dhe të nënshkruajë me secilin pjesëmarrës marrëveshjen për kushtet për privatizimin e paketës së aksioneve.

b)         Të paraqesë anëtarët e komisionit te pjesëmarrësit;

c)         Të deklarojë vlerën fillestare të ankandit;

ç)  Të drejtojë marrjen e ofertave;

d)         Të hartojë dokumentacionin për ecurinë e ankandit, që përbëhet nga procesverbali dhe raporti për përfundimin e ankandit. Ky dokumentacion nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit të ankandit dhe nga fituesi i tij.

 

7.  Fitues i ankandit shpallet deklaruesi i çmimit më të lartë.

 

8. Pjesëmarrësi që ka ofruar çmimin më të lartë (fituesi i ankandit) merr nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, autorizimin për pagesën e plotë të vlerës së paketës së aksioneve të publikuara për shitje sipas çmimit të arritur në ankand, ku përcaktohen kushtet që duhen plotësuar nga pala blerëse para nënshkrimit të kontratës së shitjes.

9.  Në autorizimin për kalim pronësie përcaktohet se fituesi i ankandit është i detyruar të bëjë pagesën e plotë të vlerës së paketës së aksioneve në lekë brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e zhvillimit të ankandit.

     Pjesëmarrësve të tjerë në ankand u kthehet vlera fillestare prej 30 për qind, vlerë kjo e parapaguar për pjesëmarrje në ankand.

 

10. Fituesit të ankandit, që nuk kryen pagesën e plotë brenda afatit të përcaktuar në pikën 9, të këtij kreu, si dhe në rastet kur ai tërhiqet brenda këtij afati, i mbahet vlera fillestare e paguar paraprakisht për pjesëmarrje në ankand, si e ardhur në buxhet. Në vazhdim, procedura rifillon sipas përcaktimit të pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi.

11. Vetëm kur blerësi plotëson kushtet e autorizimit, sipas pikës 9, të shkronjës “A”, të kreut II, drejtori i Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, lidh me palën blerëse kontratën e shitjes së aksioneve, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e pagesës së vlerës së plotë të paketës se aksioneve, të publikuara për shitje.

 

12. Në rast se në ankandin e shpallur nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, nuk ka asnjë pjesëmarrës, kjo drejtori bën edhe një publikim të dytë për shitjen e paketës se aksioneve, sipas pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi. Në rast se edhe pas publikimit të dytë në ankand nuk paraqitet asnjë pjesëmarrës, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike njofton ministrinë përgjegjëse për ekonominë, duke kthyer dokumentacionin e vlerësimit, të cilin ministria e vë në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të kompensuar subjektet e shpronësuara.

 

13. Në rast se në ankandin për shitjen e paketës së aksioneve shtetërore, që i ofrohet blerësit të vetëm, ka vetëm 1 (një) kërkesë, e cila regjistrohet, por nuk shpallet fituese e ankandit, atëherë bëhet edhe një botim tjetër për një periudhë 10-ditore, nga një herë në dy gazeta me qarkullim kombëtar. Pas këtij afati, në rast se ka kërkesa të tjera për blerjen e kësaj pakete, ato konkurrojnë me kërkesën e parë, të regjistruar para 10 (dhjetë) ditëve, në të kundërt kërkesa e vetme shpallet fituese e ankandit.

            Procedura lidhur me procesverbalin e përfundimit të publikimit, kontrollin e dokumentacionit të paraqitur, procesverbalin e zhvillimit të ankandit, deri në hartimin e raportit për përfundimin e ankandit përshkruhet në udhëzimin përkatës që do të hartohet në zbatim të këtij vendimi.

 

           B. Paketa e aksioneve për publikun

 

1. Procedurat e shitjes së paketës së aksioneve për publikun fillojnë me publikimin, sipas pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi.

 

2. Procedurat e shitjes së paketës së aksioneve për publikun fillojnë me publikimin në Buletinin e Njoftimeve Publike. Afati i publikimit është 30 (tridhjetë) ditë nga data e publikimit të parë dhe bëhet në çdo botim të këtij buletini, brenda këtij afati. Data e parë e publikimit është data e përcaktuar në njoftimin që Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, dërgon për publikim brenda periudhës së publikimit në Buletinin e Njoftimeve Publike. Kjo drejtori vendos njoftime në mjediset e saj me të dhënat e botuara për shoqëritë që privatizohen.

 

3. Regjistrimi i porosive për aksione të shoqërisë, me bono dhe lekë privatizimi, zgjat jo më shumë se 45 (dyzet e pesë) ditë.

 

4. Personat fizikë dhe juridikë kanë të drejtë të porositin aksione për çdo shoqëri tregtare, të shpallur për shitje, njëkohësisht në qendrën e ankandit pranë Ministrisë së Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, pavarësisht nga vendndodhja e shoqërisë tregtare.

 

5. Të paktën brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga data e mbylljes së ankandit, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, përpunon dhe nxjerr rezultatin përfundimtar për secilin pjesëmarrës në ankand. Mënyra e shpërndarjes së kapitalit të paketës së aksioneve për publikun do të jetë në përpjesëtim, sipas rezultateve përfundimtare të raportit kërkesë-ofertë.

 

6. Përfundimi i periudhës së regjistrimit shënon edhe përfundimin e privatizimit të paketës së aksioneve për publikun.

     Në rast se do të rezervohet një paketë aksionesh për publikun, procedurat e privatizimit të kësaj pakete do të përcaktohen me udhëzim të veçantë.

 

     C. Privatizimi i paketës së aksioneve shtetërore në shoqëritë pjesërisht të

          privatizuara

 

1.  Në shoqëritë, ku paketa shtetërore është nën 50 për qind të aksioneve, në bazë të dokumentacionit që ka Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, pasi të jetë zbritur përqindja e aksioneve për ish-pronarët e truallit dhe për punonjësit e shoqërisë, shitja e pjesës së mbetur të paketës së aksioneve, në favor të aksionarëve të shoqërisë, bëhet me përcaktimin e vlerës së tregut të paketës së aksioneve me ankand.

 

2. Me mbërritjen e urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë, i cili shoqërohet edhe me listën e aksionarëve të shoqërisë dhe adresat përkatëse, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, fillon procedurat e privatizimit, sipas pikave 1 dhe 2 (pjesa hyrëse), të kreut II, dhe pikave 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6, të shkronjës “A”, të kreut II, të këtij vendimi, duke njoftuar aksionarët e shoqërisë për datën dhe orën e zhvillimit të ankandit.

 

3. Ofertë  fituese  shpallet  pjesëmarrësi  që  deklaron çmimin më të lartë. Kjo

    ofertë u ofrohet aksionarëve të shoqërisë, të cilët duhet të japin pëlqimin për blerje ditën e zhvillimit të ankandit.

   Nëse japin pëlqimin për blerje, për të filluar procedurat e privatizimit, aksionarët e shoqërisë duhet të paraqesin në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, këto dokumente:

 

a)         Kërkesën me shkrim, ku të shprehin pëlqimin për blerjen e pjesës së mbetur të aksioneve që u janë ofruar për blerje;

b)         Pagesën paraprake, mandatarkëtimin, urdhërxhirimin apo garancinë bankare në lekë për 30 përqindëshin e vlerës së pjesës së mbetur të  aksioneve, që u janë ofruar për blerje në favor të Ministrisë së Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike;

c)         Një fotokopje të noterizuar të dokumentit identifikues.

 

4.         Kur aksionarët e shoqërisë kanë plotësuar kërkesat e sipërpërmendura, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, lëshon autorizimin për kryerjen e pagesës së plotë të vlerës së pjesës së mbetur të aksioneve që u janë ofruar për blerje. Në autorizim përcaktohet se nëse aksionarët e shoqërisë nuk bëjnë pagesën e plotë të pjesës së mbetur të vlerës së aksioneve që u janë ofruar për blerje brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga data e lëshimit të autorizimit, atëherë mbahet vlera e paguar paraprakisht prej tyre, 30 për qind, e cila kalon në favor të buxhetit të shtetit.

 

5. Kur aksionarët e shoqërisë, të cilëve u është ofruar për blerje paketa e aksioneve, nuk japin pëlqimin për blerje dhe nuk kryejnë pagesën përkatëse, atëherë vazhdojnë procedurat me pjesëmarrësin që ka ofruar çmimin më të lartë të paketës së aksioneve në ankandin e zhvilluar, duke lëshuar autorizimin përkatës për pagesën e vlerës së plotë të paketës së aksioneve.

     Kjo pagesë duhet të kryhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e lëshimit të autorizimit nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave.

 

6. Kur pjesëmarrësi në ankand, i cili ka ofruar çmimin më të lartë të paketës së aksioneve, nuk kryen pagesën sipas paragrafit të dytë, të pikës 5, të shkronjës “C”, të kreut II, atëherë vlera prej 30 përqindësh, e parapaguar prej tij, mbahet si e ardhur në buxhet.

 

7. Në këtë rast, pjesa e mbetur e paketës së aksioneve u ofrohet pjesëmarrësve në ankand sipas radhës. Kur nuk ka oferta të tjera, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, bën edhe një publikim të dytë për shitjen e paketës se aksioneve, sipas  pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi. Në rast se edhe pas publikimit të dytë në ankand nuk paraqitet asnjë pjesëmarrës, kjo drejtori njofton ministrinë përgjegjëse për ekonominë, e cila e vë këtë paketë në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të kompensuar subjektet e shpronësuara.

 

 8. Në shoqëritë tregtare me kapital 100 për qind shtetëror, ku trualli është futur në kapitalin e shoqërisë, të bëhet rivlerësimi i truallit sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, në kohën kur do të kryhet privatizimi, si pjesë e vlerësimit të shoqërisë.

 

9. Për shoqëritë pjesërisht të privatizuara, te të cilat nuk janë transferuar aksionet e ish-pronarëve të truallit, të kryhet transferimi i paketës para fillimit të procedurave për shitjen e paketës së aksioneve shtetërore. Pas transferimit të paketës së aksioneve të vazhdojë procedura e privatizimit sipas përcaktimeve në këtë vendim.

 

10. Në rastin kur kapitali themeltar i shoqërisë aksionare nuk ka ndryshim nga publikimi për privatizimin e shoqërisë, ministria përgjegjëse për ekonominë urdhëron transferimin e paketës së aksioneve në favor të  ish-pronarëve të truallit (kur kjo procedurë nuk është realizuar), pa e shoqëruar me dokumentacion, sipas pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi.

 

           III. TË PËRGJITHSHME

 

1. Rezultatet përfundimtare të ankandit hartohen nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në  Ministrinë e Financave, në katër kopje, tre prej të cilave u përcillen:

 

a)         shoqërisë tregtare të privatizuar;

b)         ministrisë përgjegjëse për ekonominë;

c)         Qendrës së Regjistrimit të Aksioneve.

 

Kopja e katërt ruhet në Ministrinë e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike.

 

2. Vlera e llogaritur e një aksioni caktohet e tillë që të zvogëlojë, në minimumin e mundshëm, efektet e rrumbullakimeve të përqindjeve. Mbetjet e mundshme nga rrumbullakimet kalojnë në llogaritë e shoqërisë, në zmadhim ose në zvogëlim të rezervës nga rivlerësimi.

 

3. Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, harton raportin përfundimtar për strukturën e pronësisë së aksioneve dhe materialin origjinal e dërgon në ministrinë përgjegjëse për ekonominë.

 

4.  Lista e aksionarëve nuk publikohet. Çdo aksionar ka të drejtë të njihet me këtë listë pranë shoqërisë përkatëse dhe, në rast paqartësie, mund të kërkojë sqarime pranë Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave.

 

5. Gjatë periudhës pas ankandit deri në mbledhjen e parë të asamblesë është i ndaluar çdo emetim dytësor i aksioneve nga ana e shoqërisë.

 

6. Gjatë kësaj periudhe nuk lejohet asnjë strukturim i kapitalit ekzistues.

 

7. Deri në zgjedhjen e organeve të reja të shoqërisë së privatizuar dhe kryerjen e ndryshimeve përkatëse të statutit, këshilli mbikëqyrës dhe administratori apo administratorët do të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre dhe do të mbajnë përgjegjësi të plotë për administrimin e pasurisë e të veprimtarisë së shoqërisë.

 

8. Deri në zgjedhjen e organeve të reja të shoqërisë së privatizuar dhe hyrjen në funksion të këtyre organeve, as shoqëria dhe as ndonjë organ tjetër nuk kanë të drejtë të kryejnë ose të autorizojnë kryerjen e veprimtarive të mëposhtme:

 

a)    Shitjen e aktiveve të qëndrueshme të shoqërisë;

b)         Kryerjen e investimeve të tjera, përveç atyre që kanë qenë kontraktuar më parë;

c)         Marrjen ose dhënien me qira të objekteve të ndryshme;

ç)         Marrjen e huave, përveç atyre që kanë qenë kontraktuar më parë, për nevoja rrjedhëse të veprimtarisë së shoqërisë;

d)         Çdo veprim tjetër, që do të sillte pakësimin e aktivit neto të shoqërisë.

 

Gjatë kësaj periudhe shoqëria nuk ka të drejtë, gjithashtu, të kryejë riorganizime, që sjellin shkurtime në numrin e punonjësve.

 

 9. Shoqëria përgatit gjendjen financiare për periudhën nga çelja e ushtrimit deri në datën e fundit të muajit kur është shpallur rezultati përfundimtar i ankandit, sipas akteve ligjore në fuqi.

 

10. Shoqëria shtetërore e privatizuar do të vazhdojë të mbartë të gjitha detyrimet, kreditore dhe debitore, të pasqyruara në bilancin e paraqitur të shoqërisë.

 

11.  Vendimi nr.119, datë 18.3.2000, i Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e privatizimit me ankand të paketave shtetërore të aksioneve të shoqërive tregtare, që veprojnë në sektorët jostrategjikë”, të ndryshuar, dhe udhëzimet e dala në zbatim të tij shfuqizohen.

 

12. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, dhe Ministria e Financave të nxjerrin udhëzimin përkatës për zbatimin e pikave 1, 2 dhe 3 (pjesa hyrëse), shkronjat “B”, “C”, Ç”, të  kreut I, dhe pikat 1 dhe 2, shkronjat “A”, “B” dhe “C”, të kreut II, të këtij vendimi.

 

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E  ZHVILLIMIT EKONOMIK, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES, DHE QENDRËS SË EVROPËS JUGLINDORE PËR TË MËSUARIT E SIPËRMARRJES, PËR KONTRIBUTIN NË MBËSHTETJEN E AKTIVITETEVE TË KËSAJ QENDRE 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Qendrës së Evropës Juglindore për të mësuarit e sipërmarrjes, për kontributin në mbështetjen e aktiviteteve të kësaj qendre, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

KONVERTIMIN E SIPËRFAQES PREJ 29.8 HA, NGA KATEGORIA E RESURSIT “TOKË BUJQËSORE” NË KATEGORINË E RESURSIT “TOKË URBANE”, PËR T’U PËRDORUR NGA BASHKIA FUSHË-KRUJË SI ZONË ME PRIORITET ZHVILLIMI EKONOMIK

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.         Konvertimin e sipërfaqes prej 29.8 ha, nga kategoria e resursit “tokë bujqësore” në kategorinë e resursit “tokë urbane”, për t’u përdorur nga Bashkia Fushë- Krujë si zonë me prioritet zhvillimi ekonomik, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi.

 

2.         Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Qarku Durrës, të pasqyrojë në dokumentacionin kadastral përkatës ndryshimin e kategorisë së resursit nga “tokë bujqësore” në “tokë urbane” (truall) për sipërfaqen 29.8 ha, sipas pikës 1, të këtij vendimi.

 

3.         Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Qarkut Durrës, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës dhe Bashkia Fushë-Krujë për zbatimin e këtij vendimi.

 

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “BY-PASS PLEPA-KAVAJË-RROGOZHINË (OBJEKTET) DHE (SHTESAT PËR LOTET 2, 4, 6, 9, 10)”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të      ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.         Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të   paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “By-pass Plepa - Kavajë - Rrogozhinë (objektet) dhe (shtesat për lotet 2, 4, 6, 9, 10)”.

 

2.         Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

3.         Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë tokë “arë”, “truall” dhe “objekte”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 97 656 000 (nëntëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, nga e cila:

 

a)         për sipërfaqen 58 468 (pesëdhjetë e tetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tetë) m2, tokë “arë” dhe “truall”, vlera 39 729 839 (tridhjetë e nëntë milionë e shtatëqind e njëzet e nëntë mijë e tetëqind e tridhjetë e nëntë) lekë.

b)         për “objekte”, vlera 57 926 162 (pesëdhjetë e shtatë milionë e nëntëqind e njëzet e gjashtë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë.

 

4.         Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë “arë”, “truall” dhe “objekte” prej 97 656 000 (nëntëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2014, zëri “Shpronësimet”, miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.

 

5.         Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

 

6.         Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.

 

7.         Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

 

8.         Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimin e pronarëve, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 3, 4, 6 dhe 7, të këtij vendimi.

 

9.         Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

 

10.       Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

 

11.       Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të  Paluajtshme Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “BY-PASS PLEPA-KAVAJË-RROGOZHINË, LOTI 11” (TOKAT)

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.         Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “By-pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, loti 11” (tokat).

 

2.         Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

3.         Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për: tokë “arë” dhe “truall”, në vlerën 6 682 677 (gjashtë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë, nga e cila:

 

a)         për sipërfaqen 18 199 (tetëmbëdhjetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë) m2, tokë “arë”, vlera 5 951 073 (pesë milionë e nëntëqind e pesëdhjetë e një mijë e shtatëdhjetë e tre) lekë;

b)         për sipërfaqen 1 067 (një mijë e gjashtëdhjetë e shtatë) m2, tokë “truall”, vlera 731 604 (shtatëqind e tridhjetë e një mijë e gjashtëqind e katër) lekë.

 

4.         Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë tokë “arë” dhe “truall” prej 6 682 677 (gjashtë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë, të përballohet nga buxheti i vitit 2014, zëri “Shpronësime”, miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.

 

5.         Shpenzimet procedurale, në vlerën 161 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

 

6.         Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në     pikën 4, të këtij vendimi.

 

7.         Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZVRPP-ja”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

8.         Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.

 

9.         Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

 

10.       Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

 

11.       Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.

 

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE,  QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR SHKODËR - HANI I HOTIT (SHTESAT)

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

12.       Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Shkodër - Hani i Hotit (shtesat).

 

13.       Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

3.         Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë tokë “arë”, “truall” dhe “pemëtore”, me sipërfaqe të përgjithshme 64 945 (gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e dyzet e pesë) m2, me vlerë të përgjithshme 24 304 500 (njëzet e katër milionë e treqind e katër mijë e pesëqind) lekë, nga e cila:

 

a)         për sipërfaqen  44 733 (dyzet e katër mijë e shtatëqind e tridhjetë e tre) m², tokë “arë”,  vlera 11 238 508 (njëmbëdhjetë milionë e dyqind e tridhjetë e tetë mijë e pesëqind e tetë) lekë;

 

b)         për sipërfaqen 16 824 (gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e katër) m², tokë “truall”, vlera 12 288 770 (dymbëdhjetë milionë e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë) lekë;

c)         për sipërfaqen 3 388 (tre mijë e treqind e tetëdhjetë e tetë) m², “pemëtore”,  vlera 777 222 (shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e njëzet e dy) lekë.

 

4.         Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë “arë”, “truall” dhe “pemëtore” prej 24 304 500 (njëzet e katër milionë e treqind e katër mijë e pesëqind) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2014, zëri “Shpronësimet”, miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.

 

5.         Shpenzimet procedurale, në vlerën 1 869 000 (një milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

 

6.         Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.

 

7.         Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

 

8.         Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimin e pronarëve, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.

 

9.         Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Malësi e Madhe, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

 

10.       Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Malësi e Madhe të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

 

11.       Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të  Paluajtshme Malësi e Madhe për zbatimin e këtij vendimi.

 

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

V E N D I M

PËR

 

DHËNIEN, NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM, PA SHPËRBLIM, NGA MINISTRIA E MBROJTJES, MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, TË NJË SIPËRFAQEJE TRUALLI BRENDA TERRITORIT TË PRONËS ME NUMËR RENDOR 240, ME MËRTIMIN “FLOTILJA DETARE E VERIUT”, ME VENDNDODHJE TE KEPI I PALIT (BISHTI I PALLËS), KATUND I RI, DURRËS, PËR PROJEKTIN “ADRIARADNET”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, neneve 901 e vijues, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nenit 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave  

V E N D O S I:

 

1.         Dhënien, në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, për një periudhë 10-vjeçare, nga Ministria e Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, të një sipërfaqeje trualli prej 25 (njëzet e pesë) m2, brenda territorit të pronës me numër rendor 240, me emërtimin “Flotilja Detare e Veriut”, me vendndodhje te Kepi i Palit (Bishti i Pallës), Katund i Ri, Durrës, për instalimin e një radari për monitorimin hidrometeorologjik, për projektin “ADRIARADNET”.

 

2.         Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme të lidhin marrëveshje për dhënien, në përdorim, pa shpërblim, të sipërfaqes së truallit, sipas pikës 1, të këtij vendimi, duke përcaktuar të drejtat dhe detyrimet për secilin institucion. Në marrëveshje të përcaktohet, gjithashtu, edhe sipërfaqja ku do të vendoset radari, në bazë të një genplani/planvendosjeje, që do bëhet pjesë e kësaj marrëveshjeje.

 

3.         Ministrisë së Punëve të Brendshme i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

 

4.         Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

           

          Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR TË SIPËRFAQES NË NGASTRAT E EKONOMISË PYJORE “ZARANIKË”, OBJEKTI “GROPAT E BORËS”, TË RRETHIT ELBASAN,  QË DO TË PËRDORET NGA SHOQËRIA “ELBESA”, SH.P.K.,  PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT MINERAR, PËR SHFRYTËZIM GURI GËLQEROR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, pika 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, të vendimit nr.1353, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat dhe paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.         Sipërfaqja pyjore prej 1.5 ha, në ngastrën 66a, të ekonomisë pyjore “Zaranikë”, që do të përdoret nga shoqëria “Elbesa”, sh.p.k., për shfrytëzimin e gurit gëlqeror, të hiqet nga Fondi Pyjor dhe Kullosor dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Sipërfaqja, sipas ngastrave pyjore dhe kullosore, jepet në lidhjen 1, që i bashkëngjitet këtij vendimi.

 

2. Heqja nga Fondi Pyjor dhe Kullosor, për shfrytëzimin e mineralit gëlqeror nga shoqëria “Elbesa”, sh.p.k., të bëhet me pjesë, bazuar në grafikun e parashikuar të punimeve, lejes minerare të miratuar me aktin nr.1203, datë 1.7.2008, për një sipërfaqe prej 0.015 km² e lejes mjedisore me nr.273 dhe, mbi këtë bazë, shoqëria “Elbesa”, sh.p.k., të realizojë rehabilitimin mjedisor të territorit pyjor.

 

3.  Vlerat përkatëse të pakësimit në volum të lëndës drusore dhe produkteve të tjera pyjore, sipërfaqet dhe investimet e kryera në vite në fondin pyjor dhe kullosor, objekt i këtij vendimi, të paguhen nga shoqëria “Elbesa”, sh.p.k., në bazë të lidhjes 4, të vendimit nr.1064, datë 22.12.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave””.

 

4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Elbesa”, sh.p.k., brenda 2  viteve, të pyllëzojë, me fondet e veta, 4.5 ha sipërfaqe me drurë pyjorë, në ngastrat pyjore të përcaktuara në marrëveshjen e lidhur ndërmjet saj dhe Ministrisë së Mjedisit.

 

5.  Sipërfaqet pyjore, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të mbeten pronë publike e shtetit dhe të regjistrohen n

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve