Qeveria nxjerr në ankand 1500 asete
ja pronat e ushtrisë në shitje
Opozita vijojn denoncimet e njëpasnjëshme ndaj ministrisë së Mbrojtjes, se po shet pa asnjë plan strategjik pronat e ushtrisë. Disa objekte nga lista në administrim të ministrisë së Mbrojtjes, ndodhen në zona që tani kanë një vlerë shumë të madhe nga pikëpamja turistike.
Qeveria po përgatitet për shitjen e të gjithë objekteve të mbetura në pronësi të shtetit, sikurse ka premtuar që në fillim të vitit të kaluar, me përjashtime të vogla. Në listën me rreth 1.500 objekte përfshihet gjithshka: që nga kolibet e qenve të kufirit - ku tanimë prej dekadash nuk banon kurrkush - tualetet dhe lavanderitë e reparteve ushtarake, por edhe objekte shumë më serioze, që mund të ngjallin interes të veçantë. Ndër këto të fundit, mund të veçohet aerodromi i Vlorës, poligone artilerie me 12 kilometra katrorë hapësirë në rrethin e Kukësit, pika vrojtimi në majë të Karaburunit apo ndërtesa komandash ushtarake të artilerisë bregdetare nga Jugu në veri të vendit, që mund të kthehen shumë mirë në objekte turistike, ashtu si edhe objekte të tjera në zona malore si Biza, etj. Madje, edhe tunele që administrohen nga ushtria, u ofrohen, kundrejt pagesës, personave të interesuar.
Nga lista e objekteve në administrim të ministrisë së Mbrojtjes në dy qarqe bregdetare, Durrës dhe Vlorë, vihet re se shumica e ish-reparteve të artilerisë bregdetare, kundërajrore, etj, ndodhen në zona që tani kanë një vlerë shumë të madhe nga pikëpamja turistike.
Po këtu ndodhen edhe objekte të një rëndësie të veçantë, duke përfshirë psh dy aerodrome në Vlorë dhe Akërni, që marrin gjithashtu vlera të jashtëzakonshme si infrastrukturë e gatshme ndihmëse për aeroporte të vegjël lokalë për qëllime turizmi. Nga ana tjetër, qeveria ka nxjerrë në ankand, sikurse duket nga këto lista, edhe objekte, në të cilat deri tani nuk ka qenë e lejuar të shkojnë civilë, të tilla si pika në cepinë më fundor të gadishullit të Karaburunit. Me këtë rast, mund të kuptohet se këto zona duhet të hiqen nga harta e objekteve ushtarake, pasi nuk do të mund të kalohej për të shkuar në to në rast se në mes do të ishin zona të ndaluara.
DENONCIMI
Në kuadër të denoncimit të procesit të privatizimit të pronave të ushtrisë, që opozita e cilëson si një nga aferat më të mëdha korruptive të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, deputeti socialist Taulant Balla tha në listën e pronave që janë nxjerrë në shitje nga ministria e Mbrojtjes, flitet edhe për ish-repartin e artilerisë bregdetare që fillon prej Pusit të Mezinit në Vlorë, në Nartë dhe në Zvërnec, prej 209.300 metër katror. Më pas është një batalion tjetër, reparti 3080 me një truall 124.000 metër katror. Po kështu, në listë është edhe një ish-bateri e artilerisë kundërajrore me 24.000 metër katrorë troje. Vetëm në këtë rajon janë nxjerrë njëherësh në shitje për privatët afërsisht 350.000 metër katrorë prona të ushtrisë, ose 35 hektarë truall në administrim nga Ministria e Mbrojtjes, për të cilat Arben Imami ka kërkuar fillimin e shitjes, theksoi Balla
Sipas tij, këto prona të ushtrisë shqiptare po shpërndahen pa asnjë qëllim strategjik apo nevojë komunitare, duke u shërbyer interesave të ngushta personale.
REAGIMI
Ndërkohë, sipas një zyrtari të lartë të ministrisë së Mbrojtjes, këto prona, ushtrisë i kanë "dalë tepër". Sekretari i Përgjithshëm Edvin Kulluri i cilësoi dje akuzat e deputetit të PS-së Taulant Balla si kontribut që ai i bën ministrisë së Mbrojtjes për të informuar. "Deputeti Taulant Balla refuzon ose nuk mund të kuptojë sqarimet që Ministria e Mbrojtjes ka dhënë për procedurat dhe trajtimin e pronave të tepërta të ushtrisë. Kontributi i zotit Balla në përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit të ministrisë së Mbrojtjes dhe rritjes së transparencës është i mirëpritur, do të ndihmojë akoma edhe më tepër për vendndodhjen, sipërfaqen, apo edhe pamjet e pronave të destinuara për t'ju kthyer ish-pronarëve", tha ai. Sipas Kullurit, "rreziku që i kanosej dikur Shqipërisë nga jashtë është kthyer në marrëdhënie bashkëpunimi".
(s.f.Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 13716
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Pas kamionëve ndalohet edhe kalimi i autobusëve në Kapshticë! Lejohet vetëm kalimi i makinave me goma dimërore drejt Greqisë
12 Janar, 19:15
-
Moti i keq/ Ja cilat janë rrugët e bllokuara në veri të vendit si pasojë e reshjeve të borës
12 Janar, 19:05
-
VIDEO/ 120 minuta lojë, dy gola dhe karton i kuq! Manchester United eliminon Arsenalin nga FA Cup pas penalltive
12 Janar, 19:01
-
Lezhë/ Pa energji për shkak të motit të keq, propozohet që nesër të mos zhvillohet mësimi në shkollat e Bashkisë së Kurbinit
12 Janar, 18:49
-
Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini
12 Janar, 18:47
-
VIDEO/ 14 fitore radhazi, Atl. Madrid mposht 1-0 Osasunën dhe merr kreun e La Ligas
12 Janar, 18:29
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Moti i keq në Krujë/ Pisha bie sipër 2 automjeteve në Krastë, pa të lënduar! Rritet niveli i prurjeve në lumin Ishëm
12 Janar, 18:18
-
OSSH për motin e keq: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 43 fidra të dëmtuar, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore
12 Janar, 18:15
-
Bora sjell probleme në Qarkun e Elbasanit, bllokohet aksi “Prrenjas-Pogradec”! Dhjetëra fshatra pa energji elektrike
12 Janar, 18:09
-
Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë, thonë zyrtarët
12 Janar, 17:55
-
Studimi: Numri i vdekjeve në Gazë 41% më i lartë se shifrat e bëra publike
12 Janar, 17:51