Qeveria: Ok shpronësimeve në
segmentin nga “Brryli” te “Ali Demi”
Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private (tokë truall dhe objekte), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor bulevardi “Bajram Curri” deri në rrugën “Ali Demi”, faza e dytë.
TIRANE - Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private (tokë truall dhe objekte), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor bulevardi “Bajram Curri” deri në rrugën “Ali Demi”, faza e dytë. Fjala është për një segment që bashkon zonën e “Brrylit” me rrugën “Ali Demi” dhe Shkozën, që ka mbetur deri tani peng pa u përfunduar.
Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë së Tiranës. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, si më poshtë vijon:
për sipërfaqen 930 m2 (tokë truall), me vlerë 27 740 970 lekë;
për objekte me sipërfaqe 767 m2, me çmimet e konfirmuara prej Hipotekës, me vlerë 94 987 734.4 lekë.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 122 728 704.4 lekësh do të përballohet nga Bashkia e Tiranës, prej fondit të miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Për pasurinë në pronësi të bashkëpronarëve Burreli, do të bëhet likuidimi pas paraqitjes së dokumentacionit të pronësisë si dhe pasi të jetë liruar prona nga barrat përkatëse hipotekore, fakt i cili do të konfirmohet zyrtarisht nga Hipoteka. Për pasurinë nr.8/271, në pronësi të bashkëpronarëve Puci, do të bëhet likuidimi pas mbarimit të regjistrimit të pasurisë në Hipotekëdhe pas paraqitjes së dokumentacionit të plotë të pronësisë, me të gjitha të dhënat, sipas listës bashkëlidhur.
Shpronësimi do të fillojë më 1 korrik.
(gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
17.7%
-
Gafë
76.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 893
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!
8 Janar, 23:02
-
Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama merr 80 mandate, Berisha tkurret në 46! 12 deputetë nga partitë e reja, 2 u mbesin të ‘vjetërve’
8 Janar, 22:41
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
8 Janar, 22:36
-
Sondazhi për zgjedhjet në Report Tv/ PS ruan rezultatin në Vlorë! Berisha tkurret me 2 mandate, i marrin partitë e reja! Si voton diaspora
8 Janar, 22:24
-
Itali/ Po trafikonte 34,5 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! Droga iu gjet në makinë dhe banesë
8 Janar, 22:16
-
Sondazhi për zgjedhjet në Report Tv/ PS merr 6 mandate në Korçë me 49.2% të votave, PD humb 1 mandat! Ja kë votëbeson diaspora
8 Janar, 22:09
-
Sondazhi për zgjedhjet në Report Tv/ Rama korr 60.2% të votave në Berat, merr 6 mandate! Berisha në ‘pikiatë’, humbet 1 mandat
8 Janar, 21:50
-
NJË NGA NE/ Vlonjati i verbër që mban familjen me punën si DJ: Nëse ngulmojmë, jemi më të aftë se një person normal!
8 Janar, 21:46
-
Ministri italian i Mbrojtjes: Ushtria jonë është e detyruar të ketë satelitët e Elon Musk
8 Janar, 21:43
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Sondazhi për zgjedhjet në Report Tv/ PS e PD ruajnë rezultatin në Fier, Rama 9 mandate, 6 për Berishën! 1 deputet nga partitë e reja
8 Janar, 21:26