Këtë vit parashikohet të kryhet pagesë për kompensimi për ish-pronarët. Lidhur me këtë, Këshilli i Ministrave ka caktuar rregullat dhe kriteret që do të ndiqen nga institucionet përkatëse për të përcaktuar sasinë dhe rradhën e shpërblimeve.
RRADHA
Sipas VKM-së përkatëse, të miratuar dje, subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur për kompensim, do të kompensohen sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit, vetëm nëse përmbushen këto kritere: Vendimi, që ka përcaktuar kompensimin e pronës, është përfundimtar; vendimi, që ka përcaktuar kompensimin e pronës, është i ekzekutueshëm dhe vendimi, për të cilin aplikohet, nuk është trajtuar asnjëherë me kompensim.
Në rastin e vendimeve të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi, do të merret numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike, për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone.
Kompensimi të bëhet për pronën e llojit truall, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit do të jetë e ndryshme, duke filluar nga 200 metra katrorë për pronat e njohura për kompensim deri në 1.500 m² deri në 600 m² për ato mbi 10 mijë letra.
Subjektet, që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006, 2007, 2008, 2009 dhe 2011 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2012.
DOKUMENTAT
Subjektet që kanë aplikuar për kompensimin në të holla, në vitet 2008, 2009 dhe 2011, duhet të paraqesin kërkesën për kompensim financiar, sipas formularit; deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, sipas formularit; dëshminë e trashëgimisë, nëse ka ndryshime në rrethin e trashëgimtarëve të ligjshëm të subjektit të shpronësuar, sipas radhës së trashë- gimtarëve, të përcaktuar në Kodin Civil dhe prokurën e posaçme, nëse ajo e paraqitur në vitin 2008, 2009 apo 2011 ka kufizimin në kohë për tagrin e tërheqjes së shumës në të holla apo kur rrethi i trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar ka ndryshuar.
PROCEDURAT
Procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe vazhdon për një muaj.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
(Shkrimi u botua sot në gazetën SHQIPTARJA.com)
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com