TIRANE - Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës vendimin për shlyerjen e pagesave të prapambetura për organizimin e festimeve të 100-vjetorit. Në total shuma, që do të disbursohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, është në masën 20.3 milionë lekë të reja, ose afro 145 mijë euro.
Në VKM thuhet se “Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, zëri “Shpenzime korrente”, t’i shtohet fondi prej 20.291.162 lekësh, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për organizimin veprimtarive të 100-Vjetorit të Pavarësisë”.
Në vendim nuk përcaktohet se në favor të kujt do të shkojnë këto fonde, por kuptohet se fjala është për aktivitete të kryera jashtë vendit, duke qenë se për pagesën ngarkohet Ministria e Jashtme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com