Qeveria paguan gjysmën
e faturave të Berishës

Ministria e Financave ka arritur të paguajë 350 milionë dollarë, nga 700 milionë, detyrime të prapambetura, krijuar nga mosshlyerja e detyrimeve të shtetit ndaj privatit.

Nga 1 janari deri më 30 qershor janë alokuar rreth 300 milionë dollarë detyrime të prapambetura në sektorët: investimet publike (93 milionë), shpenzime korente për mallra dhe shërbime (63 milionë), rimbursim i TVSH (99 milionë) dhe energjetik (45 milionë).

Nëse llogarten edhe detyrimet e paguara në dhjetor 2013, në total fatura e borxheve të vjetra të alokuara deri më tani arrin gati 350 milionë dollarë. Borxhi i përgjithshëm është llogaritur në 700 mln USD.

Për likujdimin e borxhit ndaj firmave private tek investimet publike, ministria ka proceduar deri në vitin 2012, përsa i përket shlyerjes së detyrimeve të prapambetura për shpenzimet korente, aktualisht është proceduar me sektorin e shëndetësisë dhe në kategorinë të tjera janë proceduar vendimet gjyqësore dhe shpronësimet.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti