Qeveria paralajmëron
ndërhyrje në veri

Qeveria paralajmëron <br />ndërhyrje në veri
Qeveria paralajmëron ndërhyrje në veri. Zv-kryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se këto veprime do të jenë të detyrueshme për ta vënë në zbatim rendin dhe ligjin në atë pjesë.
Ai ka deklaruar se vonesat në ndërhyrje kanë qenë për të dalluar qytetarët nga kriminelët. Aksioni do të jetë i detyrueshëm dhe jo i dëshirueshëm për qeverinë e Kosovës, ka thënë Kuçi. 
Më tej ai është shprehur i pakënaqur me dinamikën e KFOR-it dhe EULEX-it në atë pjesë, duke kërkuar më tepër bashkëpunim për ta vënë ligjin. 

Ndërsa, i ashtuquajturi sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se aksionet e policisë kosovare në veri, do të paraqisnin `aventurë të rrezikshme`, e cila sipas tij, mund të nxiste pastaj reagim të dhunshëm. 

Mediat serbe, duke cituar një burim afër EULEX, kanë thënë se kanë informacione për një plan ndërhyrjeje të ROSU të tipit "Stuhia" në Kroaci.

Në fundjavën e kaluar në veri të Kosovës është vrarë në pronën private te tij, me anë të një bombe, shqiptari 38 vjeçar, Selver Haradinaj, dhe janë plagosur 3 fëmijët e tij.

Për të mbajtur nën kontroll lagjen ku ka ndodhur incidenti, te “Tre Rrokaqiejt”, Policia e Kosovës tentoi të vendosë shtëpiza statike, por ato u hoqën dhe u demoluan nga serbët lokalë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi