Ish-pronarët do të jenë kategoria me më pak vëmendje nga qeveria në zgjedhjet e ardhshme. Fondit për kompensimin financiar të pronarëve pritet t’i shkojnë më pak para.
Ndërhyrja e fundit e qeverisë në ligjin për fondin special për kompensimin e pronave që do të shqyrtohet nga Kuvendi parashikon që përqindja e të ardhurave që vijnë nga shitja e pasurive shtetërore të jetë, jo më e fiksuar në 65 për qind të të ardhurave, por 20-65 për qind.
Fondi special për kompensimin e pronarëve, përveç të ardhurave nga buxheti i shtetit apo transferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore, ka si zë tjetër të ardhurash edhe paratë që merren nga shitja në ankand e pasurive shtetërore. Me ligjin aktual, nëse shitet një pasuri shtetërore, rreth 65 për qind e vlerës shkon si fond për kompensim.
Ky ndryshim vjen në një kohë kur qeveria ka shtyrë afatin e përdorimit të bonove të privatizimit deri në fund të vitit 2014, që nënkupton faktin se privatizimet apo shitjet e pasurive publike mund të bëhet, edhe me bono privatizimi, pa përdorimin e parasë. Nga ana tjetër, me krijimin e regjistrit elektronik të tokave, qeveria ka deklaruar si prioritet kompensimin fizik të pronarëve ndaj atij financiar.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 23.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com