Qeveria pezullon statusin e investitorit strategjik për resortin në Plazhin e Gjeneralit, parashikohet investim 50 mln euro: Të përshtatet me planin urbanistik

Resort Mediterranean Wave, i parashikuar të ndërtohej në Plazhin e Gjeneralit është i pezulluar përkohësisht. Vendimin e ka marrë Komiteti i Investimeve Strategjike me argumentimin se projekti bie në kundërshtim me Planin e Përgjithshëm Vendor të Kavajës.  Projekti parashikin ndërtimin e një resorti me vlerë 50 milionë euro.

Përmes këtij vendimi Qeveria pezullon statusin e investitorit strategjik për resortin e kompanisë Mediterranean Wave me pronar Shpëtim Shijaku. Në vendim thuhet se projekti pezullohet derisa kompania ta ndryshojë atë për ta përshtatur me treguesit urbanistik të lejuar për zonën.

“Deri në përmbushjen e detyrimeve nga subjekti investues, efektet juridike të Vendimit “Për miratimin e statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin e investimit “Mediterranean Wave” me subjekt aplikues shoqëria “Mediterranean Ëave” sh.p.k. pezullohen,” thuhet në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit të Investimeve Strategjike.

Vendimi për dhënien e statusit të investitorit strategjik iu dha kompanisë në dhjetor të vitit 2021,  ndërkohë që kompania me pronar Shpëtim Shijakun dhe administrator Florjan Almadhi u krijua në në fillim të korrikut 2021.

Përmes statusit të investistorit strategjik kompania ndërtonte në një hapësirë prej 635 mijë metër katrorë tokë shtetërore në Plazhin e Gjeneralit, ndërkohë që qeveria mori përsipër të ndërtonte të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Shoqëria "Mediterranean Ëave” sh.p.k. propozon zhvillimin e një investimi strategjik në Zonën Kadastrale Nr. 2909, fshati Peqinaj, Bashkia Kavajë, me vlerë investimi 50,409,836 (pesëdhjetë milion e katërqind e nëntë mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) Euro, realizimi i të cilit parashikon të hapë 80 vende të reja pune.

Projekti i investimit synonte ndërtimin e një kompleksi turistik, i cili do të jetë multidimensional në tipologjitë e akomodimit dhe faciliteteve që do t’u ofrojë pushuesve dhe vizitorëve. Kompleksi do të ketë në përbërje hotele, vila hotelerie (fshat turistik), shërbime të hotelerisë, parqe dhe hapësira për aktivitete dhe sistemime të vijës bregdetare. Struktura akomoduese do të ketë rreth 250 njësi (përfshi vila hotelerie, studio, apartament hotel), 170 dhoma dhe suita hoteli dhe më shumë se 700 vende parkimi, 150 shtëpi me tarracë dhe 5 parqe të gjelbëruara.  Sipërfaqja e ndërtimit është 130,350 m² dhe mbi 69,318 m² sipërfaqe ndërtimi të hapura, me një total prej 199,668 m² sipërfaqe ndërtimore. 

Vendimi për pezullimin e projektit

Vendimi per dhënien e statusit të investitorit strategjik dhjetor 2021

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 09/05/2023 02:09

    o cen po ne nuk kemi industrine e gjermanise,,,qe te bejme para,,me turizem dhe bujqesi do mbeshtetemi, ,te tjerat vijne me pas,,por jo ta bejme turizmin si e kemi bere si hale,, ,,me pallate ne durres,,golem,,,shengjin e vlore.....pallatet ne buze te detit jane nje turp per ne,,,,ato duhen prishur nje ore e me pare e te zevendesohen me hotele dhe rezorte te bukura me pishina para e parking prapa....

    Përgjigju
  • Ceni: 08/05/2023 16:00

    E shkaterruat gjithe vendin per dy leke e zhduket floren dhe faunen as nuk e konsideroni se çfare demi po i beni atij vendi per perfitime te perkoheshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb