TIRANE- Pak dit përpara 3-vjetorit të ngjarjes së “21 janarit” ku u vranë katër protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para derës së godinës së Kryeministrisë, qeveria vendosi katër pllaka bronzi në kujtim të këtyre viktimave. Memorial është ideuar nga Kryeministri Edi Rama dhe po punohet për realizimin e tyre në katër vendet ku u vranë protestuesitm ndërsa inagurimi i tyre do të bëhet në 21 janar që përkon me tri vjetorin e protestave të ndodhura në Tiranë. Gjatë vendosjes së këtyre pllakave në bulevard ka qenë i pranishëm vet kryeministri i vendit Edi Rama i cili ka inspektuar edhe punimet e bërë deri më tani. Krahas Kryeministrit Edi Rama, në bulevard ishte dje edhe deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi.

Sipas tij, në këto pllaka bronzi nuk do të ketë mbishkrime, ndërsa theksoi se memorialet nuk dëmtojnë qarkullimin e mjeteve. “Janë disa memoriale që po vihen në 4 vendet ku janë vrare viktimat e 21 janarit. Me iniciativën e kryeministrit ka nizur projekti i ideimit dhe realizimit të këtyre memorialeve, 4 memoriale prej bornzi të ideuar nga kryeministri dhe disa të huaj, dhe janë në proceset e fundit të montimit të tyre në bulevard. Është një vepër që do të jetë e përjetshme në bulevard në kujtim të të vrarëve të 2 janarit. Nuk dëmton qarkullimin. Inaugurumi i tyre do bëhet më 21 janar. Nuk do ketë mbishkrime. Iniciativa me kontribute vullnetare. Pa u vënë drejtësia në vend, nuk quhet i shlyer vendimi që marrë PS për zbardhjen e ngjarjes”, tha Gaçi.

Ky memorial që po bëhet nga ana e vetë Kryeministrit Edi Rama, pason takimet që ky i fundit bëri në familjet e viktimave të 21 janarit. Herën e fundit Rama ishte në familjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës për festat e fundvitit duke treguar se ish-kryetari i opozitës dhe tani më kryeministër i vendit nuk i ka harruar familet e viktimave të protestave të dhunshme që ndodhën në 21 janar të vitit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Veç kësaj, Rama ftoi familjen e katër të rënëve edhe në ceremoninë e organizuar në 29 nëntor në një restorant në periferi të kryeqytetit të cilët patën edhe një vend të veçantë në këtë aktivitet. Sipas të gjitha gjasave, qeveria në 21 janar do të bëj homazhe për katër të rënët ku krahas pllakave prej bronzi do të vendosen edhe kurora me lule mbi to.

Strazimiri kundër memorialeve: “Kërkove bllokun e Ilirit, i vrave si mish për top”
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri nuk e priti mirë nismën e qeverisë për vendosjen e katër pllakava të bronzit në bulevard në vendet ku janë vrarë katër protestuesit. Në një postim në faqen e tij në “facebook”, Strazimiri shkruan se fajtori për vrasjen e katër personave ishte vet kryeministri Edi Rama duke shfajsuar në këtë mënyrë të gjithë personat e përfshirë në këtë hetim, madje duke hedhur poshtë edhe raportin e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në KiE.

Deputeti demokrat thekson se e gjithë protesta u bë për shkak se kryeministri Rama kërkonte që të hiqte nga politika Ilir Metën, ndërsa tani ai e ka në krah atë. “Kur i vrave si mish për top në bulevard doje bllokun e Ilirit jo pllakën e bronzit. Bllokun e Ilirit verju sot si memorial në bulevard jo pllakën e bronzit. Edhe Ilirn edhe bllokun aty i ke, në krah”,- shkruan deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri. Në këtë mënyrë, duket se i gjithë grupi parlamentar i PD-së është kundër kësaj nisme të qeverisë pasi Strazimiri është edhe sekretari i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike në Kuvend.
 

Shkrimi u publikua sot (17.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)