Qeveria: Porti Limjon-Sarandë
i hapur për trafik ndërkombëta

Qeveria: Porti Limjon-Sarandë <br />i hapur për trafik ndërkombëta
TIRANE - Porti detar i mallrave “Limjon - Sarandë” është shpallur, me një VKM, gjatë mbledhjes së radhës së ditës së mërkurë, si “Port i hapur për trafik ndërkombëtar”.

Veprimtaria detare e tij do të vazhdojë te jetë Ngarkim - shkarkim mallrash dhe operativiteti: Port i hapur për trafik ndërkombëtar, 24 orë. Sa i përket shfrytëzimit, ai do të jetë gjithnjë pronë e shtetit shqiptar dhe e lirë për t’u shfrytëzuar sipas vullnetit të shtetit.

Shteti shqiptar, përfaqësuar nga organet qendrore përgjegjëse në fushën e porteve dhe të zhvillimit ekonomik, është menaxhuesi i portit dhe administrimi do të kryhet në varësi administrative të “Porti Detar”, sh.a.-së, Sarandë.

Ky vendim do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

(ge.ko/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?