Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për familjet që kanë përfituar tokën e ish-ndërmarrjeve bujqësore, por që nuk kanë marrë ende pronësinë.
Sipas relacionit që shoqëron këte projektligj, përfitojnë pronësi ata që nuk kanë ndryshuar vendbanim dhe e përdorin tokën për bujqësi. Tokat e ish-ndërmarrjeve bujqësore janë shpërndarë përgjatë viteve 1992- 1995, por përfituesit nuk kanë ende në xhep dokumentet e pronësisë. Qeveria synon ta përmbyllë njëherë e mirë këtë proces, me anë të një projektligji të dorëzuar dje në Parlament.
Ligji i mëparshëm për këtë qëllim ka rënë nga fuqia më 1 tetor 2013, por shumë familje nga i gjithë vendi kanë mbetur në udhëkryq, pasi procesi ka hapur në vonesa e mangësi. Për këtë arsye, qeveria synon të riaktivizojë edhe njëherë procedurat ligjore, për të gjithë banorët që kanë përfituar tokat e ish-ndërmarrjeve bujqësore, gati 20 vjet më parë, por që sot nuk gëzojnë të drejtën e pronësisë. Ligji i ri i qeverisë vepron për familjet bujqësore apo individët që kanë përfituar tokë sipas vendimit 452, datë 17.10.1992, por ne asnjë rast, nga kjo datë, nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre. Një tjetër kusht për ta përfituar "de jure" këtë tokë është mënyra e përdorimit të saj. Projektligji përcakton se familjet duhet ta kenë përdorur tokën për veprimtari bujqësore.
Përfitues janë edhe familjet e lëvizura nga qendrat e tyre të banimit drejt ish-ndërmarrjeve bujqësore përmes vendimeve të veçanta të Këshillit të Ministrave, të cilat i përcaktojnë ata përfitues të tokës, por që nuk kanë dokumentet e plota. Neni 3 i projektligjit përjashton nga ky proces ato toka bujqësore, të cilat janë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si pronë private; tokat e përfshira në procesin e legalizimit, ato që janë subjekt i një akti të marrjes së pronësisë nga komisionet e ndarjes së tokës, edhe në rastet kur nuk rezultojnë të regjistruara në Hipotekë.
Një tjetër pikë përjashtuese është rasti kur për tokën bujqësore ka një vendim të Këshillit të Ministrave apo të KRRTRSH/KKT, që ia heq këtë status. "Këtu nuk përfshihen familjet ose individët që kanë fituar tokë bujqësore si bashkëthemelues të ish-kooperativave bujqësore apo të ish-ndërmarrjeve bujqësore",-thuhet më tej në projektligj.. Drafti rregullon gjithashtu sipërfaqen e tokës që përfitojnë këto familje, gjithmonë nëse vazhdojnë ta përdorin atë për veprimtari bujqësore. "Sipërfaqja e tokës bujqësore që jepet në pronësi, sipas këtij neni, do të jetë: e barabartë me tokën që përdoruesi ka në shfrytëzim, por, në asnjë rast, më e madhe se sipërfaqja që tregohet në aktin e përdorimit dhe as më e madhe se sipërfaqja që i takon sipas normës për frymë, të përcaktuar nga legjislacioni i kohës",-thuhet në projektligj.
Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i situatës juridike për familjet bujqësore apo individët, subjekte të përfitimit të tokës bujqësore në pronësi, të cilët e përdorin atë faktikisht, por që, për shkaqe të ndryshme, nuk janë pajisur me tituj pronësie.
Kriteret e plotësimit të AMTP-ve:
Të kenë qenë subjekte të përfitimit të tokës bujqësore në pronësi.
Të përdorin tokën faktikisht për qëllime bujqësore.
Sipërfaqja për të cilën do të jepet titulli i pronësisë në çdo rast nuk mund të kalojë sipërfaqen që i takonte sipas normës për frymë të fshatit.
ATSH
/Shqiptarja.com