Qeveria 'Rama 3', ambasadorja suedeze përshëndet vendimin e kryeministrit: Mbi 70% e kabinetit të ri gra, më shumë se në çdo vend tjetër
Ambasadorja suedeze, Elsa Hastad
Për herë të parë, kabineti qeveritar do të përbëhet nga shumicë grash, mbi 70%, ndërsa ky vendim i kryeministrit Edi Rama është përshëndetur edhe nga ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad.
Me një postim në Twitter, Hastad kërkon 'vëmendje', ndërsa shkruan se Shqipëria ka një qeveri me më shumë gra se çdo vend tjetër, gjë që ajo e konsideron shumë pozitive.
“Dëgjoni! Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër?! Mbi 70%”, shkruan ajo.
Nga Pallati i Kongreseve, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama bëri me dije edhe emrat e rinj të Qeverisë, ku spikati një numër rekord grash. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj.
Emrat e ministrave të qeverise 'Rama 3'
- Kryeministër – Edi Rama
- Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj
- Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka
- Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi
- Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja
- Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi
- Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi
- Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
- Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu
- Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi
- Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
- Ministre e Kulturës Elva Margariti
- Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro
4 ministra shteti
- Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
- Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
- Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
- Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.5%
-
E gabuar
44.5%
-
Nuk e di
8%
Vota total: 3441
Lajme të tjera
-
Kabineti i ri, Logu: Makijazh i Ramës! Andoni: Tregon krizë besimi mes ekskluzivit të socialistëve
11 Shtator, 17:36
-
Miratohen ndryshimet në qeveri! Vijnë Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Shkarkohen 5 ministre! 'Shtyhet' emërimi i Metes dhe Ibrahimajt
11 Shtator, 08:28
-
Pse Suedia dhe Danimarka s’e ndalojnë djegien e Kuranit?
10 Shtator, 18:00
-
Dje u dekretuan nga Begaj, Kuvendi voton nesër ndryshimet në qeveri
10 Shtator, 16:15
-
Të hënën votimi dhe betimi i ministrave të kabinetit të ri! Ministrat në pritje të dekretit, Begaj ende në Kazakistan
8 Shtator, 19:08
-
Gjermania nënshkruan marrëveshje me 3 vende evropiane për pasardhësin e tankut Leopard 2
6 Shtator, 18:05
-
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama dërgon për dekretim te Presidenti Begaj emrat e ministrave të rinj
6 Shtator, 16:30
-
Një rrëfim i Ramës dhe heshtja e një partie
6 Shtator, 11:53
-
Kabineti i ri qeveritar, Konfindustria: Ndryshimet nuk i përgjigjen zhvillimit të ekonomisë kombëtare, duhet rindërtim i portofolave ministrore
6 Shtator, 09:11
-
VIDEO/ I shoqëruar nga Linda dhe Zaho, zbulohet ku shkoi Rama me ministrat e tij pas Asamblesë së PS-së
5 Shtator, 20:48
-
Rama pro SPAK-ut trembi më shumë Berishën. “Laku” po ngushtohet?!
5 Shtator, 19:15
-
Kabineti i ri, Kadilli në 'Report Tv': Rama pa rrugëdalje se ministrat i përfunduan gjykatës! Dudushi: Njerëzit që ka zgjedhur zbatues të vizionit të kryeministrit
5 Shtator, 17:30
Me mire po e quajme qeveria HASANI 1 se sa qeveria RAMA 3. Me gjithe respektin per grate, kur vjen puna tek drejtimi duhen burra dhe me RR te forte. Skam asgje me grate sepse per fat te mire kam nene, grua, moter e 2 vajza por mendja e femres per vete natyren qe ka eshte e shperqendruar pasi duhet te bejne shume pune njeherazi. Keshtu e ka bo Zoti doni apo sdoni. Kthehemi tek tema, shyqyr kemi hasanin me zevendes ahmetin
PërgjigjuFUTJA PORDHES...