Këshilli i Ministrave ka emëruar sot anëtarët e Komisionit të Ndihmës Shtetërore.

Spikat emri i Ministrit të Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, i cili është zgjedhur kryetar i saj.

Njërit prej ministrave të të besuar të Edi Ramës, në këtë mënyrë, i shtohet edhe një tjetër “portofol”.

Ahmetaj paguhet aktualisht edhe si ministër, dhe me emërimin e tij si kryetar i Komisionit të Ndihmës Shtetërore, do të ketë një tjetër shpërblim financiar.

Ja përbërja e plotë e Komisionit:

 - Arben Ahmetaj kryetar; 

- Mimoza Dhëmbi anëtar;  

- Etleva Haka anëtar;

- Mirjana Zisi anëtar;

- Ahmet Mançellari anëtar.

Trajtimi financiar i anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore bëhet sipas legjislacionit në fuqi.

Është ngarkuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë.