Qeveria refuzon bisedimet, mijëra 
qytetarë "zaptojnë" Hon Kongun

HONG KONG -Mijëra qytetarë janë mbledhur sërisht në qendër të Hong-Kongut për të vazhduar protestat për demokraci dhe bëjnë thirrje që të gjithë të bashkohen në këtë lëvizje studentore, pas refuzimit të qeverisë për të vazhduar bisedimet.
 
Protestat mbi dy javore kanë tronditur qeverinë qëndrore të Kinës, pasi kanë patur një mbështetje masive qytetare. Protestuesit kanë ardhur sërisht me tenda për t’i dhënë qeverisë mesazhin së protestat nuk do të ndalen deri sa kërkesat e tyre të plotësohen. Ata kanë bllokuar rrugët kryesore duke krijuar kaos nëpër qytet dhe duke penguar jetesën normale në vend.
 
protesta hong kong

protesta hong kong

Sekretarja e Hong Kongut Carrie Lam deklaroi se bisedimet me studentët u ndërprenë për shkak se ata kërkuan votim të përgjithshëm, çka bie ndesh me mini-kushtetutën e qytetit, por dhe për shkak të bllokimit të “paligjshëm” të rrugëve kryesore që kanë paralizuar qytetin, dhe thirrjeve për protesta akoma më masive. 

Ndërsa Sekretari i Federatës së Studentëve të Hong-Kongut, Aleksandër Chow akuzon qeverinë se anuloi bisedimet për të patur një marrëveshje, pavarsisht se ata u treguan të gatshëm dhe ndaluan protestat për nisjen e një dialogu të përbashkët. 

Qeveria e Pekinit po sfidohet fuqishëm nga këta të rinj, të cilët janë të vendosur për të arritur kërkesat e tyre për demokraci e për të votuar të lirë në 2017-tën, duke protestuar, duke fjetur me tenda në rrugët e qytetit e duke u vënë nën kërcënimin e përplasjeve të dhunshme nga mbështetësit e qeverisë.

protesta hong kong

protesta hong kong

protesta hong kong

protesta hong kong

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll

'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll