Ministria e Financave parashikon të dalë përsëri në tregjet ndërkombëtare në 2027-ën për të marrë një eurobond me vlerë 650 milionë euro, që do të përdoret kryesisht për shlyerjen e një borxhi të mëparshëm. Në kuadrin Makroekonomik dhe Fiskal është që vendi deri në 2029-ën të dalë 2 herë në tregjet ndërkombëtare për të siguruar financim.
***
Vendi po bëhet gati për të dalë përsëri në tregjet ndërkombëtare për të marrë eurobond.
Pas ‘pushimit’ këtë vit pasi financimi i nevojshëm po sigurohet në tregun e brendshëm, në 2027-ën është planifikuar dalja e radhës në tregjet e kapitalit për të marrë përsëri 650 milionë euro, e që do të përdoret kryesisht për të shlyer borxhin në valutë dhe sidomos eurobondet ekzistuese.
Në kuadrin Makroekonomik 2027-2029 të rishikuar, është rritur vlera e eurobondit që do të kërkohet nga 49.1 miliardë lekë (500 mln euro) që ishte parashikuar në janar, në 62.5 miliardë lekë (650 mln euro), në dokumentin e miratuar së fundmi në qeveri.
Gjithashtu është parashikuar të merret po 650 milion euro borxh në tregun e huaj edhe në 2028-ën, vlerë që vjen më e lartë në raport me kuadrin makroekonomik e fiskal të miratuar në janar të këtij viti që ishte për eurobond 600 milionë euro.
Dalja e fundit në tregjet ndërkombëtare ishte në shkurt të vitit te kaluar, kur u emetua eurobondi 10- vjeçar, me shumë 650 milionë euro. Ndërkohë gjatë viteve 2010-2025 janë marrë në total 7 Eurobonde, ku 3 prej tyre janë maturuar dhe 4 të tjerë po paguhen.
Deri në qershor të vitit 2027 vendi duhet të shlyejë 650 milionë eurot e marra në 2020-ën dhe brenda 2028-ës mbyllet borxhi 600 milionë euro i marrë në 2023-shin. Sa i takon dy euronondeve ai i vitit 2021 dhe ai i 2025-ës mbyllen pas 2030-ës.
Dalja me Eurobond në tregjet ndërkombëtare konsiderohet burim i rëndësishëm i financimit, për shkak të kohëzgjatjes së shlyerjes.
Referuar raportit të Ministrisë së Financave borxhi i vendit ra për herë të parë nën 50% në tremujorin e parë të këtij viti. Aktualisht stoku i borxhit publik është 14.4 miliard euro, ose sa 48.79% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
-
or hi shkon ne ulje( per 2025) ishte 53% dhe qe eria vazhdon te marr birch per te shlyer borxhin por dhe interesat e llarta.Nje pyethe kan per akademiket ekonomiste te Ministrise se financave.Kur viti mbyllet me sufi it pse vazhdoni te merr i birxh?Mos kemi te bejme me kliente te tregjeve financiare qe rrjepun shtetet me parane qe shesin me interes te larte.Shqiperia ben rritje ekonomike me borxhe! Hajde model ekonomik rentabel
Përgjigju











Komente
Komento