Qeveria s'mban premtimin, Bode
anulon listën me 72 të përndjeku

Qeveria s'mban premtimin, Bode <br />anulon listën me 72 të përndjeku
TIRANE - Lista e radhës e pagesave për ish-të përndjekurit politikë të para viteve '90 është anuluar me urdhër të ministrit të Financave Ridvan Bode. Sipas burimeve nga ministria në fjalë, kjo listë ka qenë e gatshme që në fund të vitit të kaluar, por, pasi ka kaluar një muaj, ende qeveria nuk ka gati paratë për të kryer pagesat. Fjala është për pagesën e këstit të dytë për të 72 ish-të përndjekur. Lista rezulton të jetë bërë gati për pagesë që më datë 28 dhjetor 2012, por edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë shenjë të kalimit në thesar të fondit që do të mbulojë pagesën e këtij kësti për personat në listë.

BUXHETI
Në fakt, me një vendim të Këshillit të Ministrave, është bllokuar çdo pagesë nga buxheti që në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, me përjashtim të pagave apo pensioneve. Por, një gjë e tillë nuk pengoi Financat të kryenin ditët e fundit të vitit pagesa për kompani të njerëzve pranë qeverisë, që kishin fituar tendera për koncerte apo aktivitete lidhur me festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Zakonisht, çdo muaj nga Thesari kryhet një pagesë në favor të ish-të përndjekurve. Pagesa të tilla janë kryer në muajt shtator, tetor e nëntor të vitit të kaluar, por në dhjetor 2012 procesi është bllokuar dhe nuk ka shenja ende për pagesa të tilla në janar 2013.

KOMPENSIMI
Qeveria ka llogaritur 11 mijë ish-të përndjekur politikë, nga mbi 20 mijë, që duhet të përfitojnë nga ligji i kompensimit për burgim të padrejtë apo familje të të ekzekutuarve, me një faturë dëmshpërblimi prej rreth 48 milionë dollarësh. Ndërkohë, në katër vite, pas daljes së ligjit, është paguar 50% e 20.856 të përndjekurve për këstin e parë dhe 7% e tyre për këstin e dytë. Një numër shumë i madh në këtë kategori nuk përfitojnë pasi nuk kanë paraqitur dokumente të rregullta, sipas ministrisë së Drejtësisë.
Ministri Bode deklaroi publikisht se duhen edhe dy mandate qeverisëse (8 vjet) për të shlyer këtë faturë. Por, me ritmet aktuale, duhen të paktën 23 vite për të shlyer faturën.

GREVISTËT
Vitin e kaluar, ish-të përndjekurit organizuan një grevë urie, për të protestuar kundër procedurave shumë të ngadalta të kompensimit, ndërkohë që disa prej tyre edhe kryen akte vetësakrifikimi. Pas kësaj, u krye pagesa nga Financat vetëm për dy prej grevistëve të urisë: Bujar Sala, i dënuar me 10 vjet burgim, nga të cilat 7 vjet burgim për veprimtari politike dhe Ylli Gjonçaj, me 7 vjet burg politik nga 15 vite burgim gjithsej. Të dy ata dolën më shpejt se të tjerët nga greva, duke deklaruar se këtë e bënë për arsye të problemeve shëndetësore.

lista e te perndjekurve per kompesiminlista e te perndjekurve per kompesimin 1


*Shkrimi u botua në numrin e sotë, të së përditshmes SHQIPTARJA.com

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë