Qeveria serbe ka publikuar marrëveshjen me Kosovën

Qeveria serbe ka publikuar marrëveshjen me Kosovën
Derisa Kosova pranimin e marrëveshjeve dhe fusnotën paraqitet ta bëj shumë mediatike pa dhënë detajet rreth saj, Qeveria e Serbisë në uebsajtin e saj zyrtar e ka publikuar marrëveshjen e fundit të arritur mes Prishtinës e Beogradit rreth përfaqësimit rajonal.

Në marrëveshja janë njëmbëdhjetë pika ku sqarohet përfaqësimi i Kosovës me fusnotën Rezoluta 1244 dhe opinioni i Gj.N.D-së.
Japim përkthimin nga portali i qeverisë së Serbisë"


1. Të dyja anët garantojnë përkushtimin për përfaqësim në nismat dhe bashkëpunim rajonal në mënyrë efektive dhe përfshirëse

2. Në këtë aspekt “Kosovo*” është i vetmi emërtim i cili do të përdoret në nismat rajonale.

3. Fusnota e cila do të përcjellët me një yll në paragrafin e lartë përmendur me numër 2 do të jetë e definuar kështu: “Ky emërtim është pa paragjykim për statusin dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe me mendimin e Gjygjit Ndërkombëtar të Drejtësisë për Deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

4. “Kosovo*” është pjesëmarrëse për interesa të saja dhe flet për veten e saj në mbledhjet regjionale.

5. Një momentin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, përfaqësuesi i “Kosovës*” do të nënshkruhet më emërtimin e cekur në paragrafin 2 dhe 3.

6. Në kuadër të ndryshimeve të marrëveshjeve ekzistuese të nënshkruara nga ana e UNMIK-ut, këto konkludime nuk do të interpretohen apo nënkuptohen në mënyrë që paragjykojnë të drejtat ligjore të UNMIK-ut.

Përfaqësi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) do të jetë i ftuar në mbledhjet e organizuara në kuadër të marrëveshjes në të cilat ai është palë e marrëveshjes. Mirëpo, i mbetet UNMIK-ut të vendos nëse do të jetë pjesëmarrës në njërën nga këto takime.

7. Nikoqirët e takimeve do të jenë të shtyrë t’i shmangen ekspozimit të simboleve nacionale përveç simboleve të BE-së, duke marrë parasysh statutin e organizatave relevante.

8. BE-ja si ndërmjetësues do t’i informoj organizatat regjionale relevante dhe entitetet në këtë për këtë çështje sa i përket emërtimit, prezantimit dhe mënyrës së nënshkrimit. Ata do të duheshin që të shpreheshin praktikisht në takimet e organizuara regjionale. Be do të jetë mbikëqyrës për sa i përket implementimit të këtyre marrëveshjeve.

9. Të dyja anët dhe BE-ja do t’i shtyjnë partnerët që t’i përmbahen këtyre marrëveshjeve dhe të ndihmojnë në implmenentimin e tyre.

10. Në kuadër të organizatave regjionale, sipas këtij aranzhmani mund të konsiderohen organizatat ndërqeveritare të tashme dhe ato që do të formohen në të ardhmen ose marrëveshjet të cilat kanë për qëllim që të promovojnë bashkëpunimin ose integrimin e Ballkanit “Takimet regjionale” duke përfshirë takimet e këtyre organizatave, si dhe ad hoc trupat dhe takimet joformale me qëllime të ngjashme. Po ashtu, kjo nënkupton edhe takimet me institucionet e BE-së.

11. Këto marrëveshje pranohen në baza të përkohshme..

Linku i dokumentit: http://www.srbija.gov.rs/kosovo-metohija/index.php?id=168200

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Rreth 300 mijë palestinezë braktisin shtëpitë e tyre në Rafah

Rreth 300 mijë palestinezë braktisin shtëpitë e tyre në Rafah