Preshevë, 8 Nëntor/ATSH/ Kryreministri shqiptar, Edi Rama, pas vizites se nesërme në Beograd, ne oret e hershme te mengjesit te së martes do të udhtojë për në Preshevë". Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve "Presheva Jonë" znj. Suzana Vasileviç shefe e kabinetit të qeverisë serbe.
Me këtë konfirmim zyrtar për viziten e kreut të qeverisë shqiptare në Preshevë hiqen dilemat dhe shkrimet spekulative se Rama  nuik do të shkoje apo nuk do t'i lejohet të vizitojë trevat shqiptare në Jugun e Serbisë, respekivisht në Preshevë dhe Bujanoc në të cilat janë bërë pergatitjet e duhura për këtë vizitë të pritur prej kohësh.
/y.pa/