Qeveria- Shpronësime për interes publik, kompensohen pronarët

TIRANE - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor "By-pass Durrës".

2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë "truall" dhe "arë", me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 213 274 868 (dyqind e trembëdhjetë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e katër mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 213 274 868 (dyqind e trembëdhjetë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e katër mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2014,  zëri "Shpronësimet", planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.


Gjithashtu, qeveria vendosi ne mbledhjen e sotme me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor "Ura e Matit, Burrel".

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë arë, truall dhe objekte, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 2 084 835 (dy milionë e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë) lekësh.

4. Vlera totale e shpronësimit prej 2 084 835 (dy milionë e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2014 (zëri shpronësimet), planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.


Po ashtu, qeveria vendosi:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit  rrugor "By-Pass Shkozet-Plepa" (objekte).

2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për objekte me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 41 805 500 (dyzet e një milionë e tetëqind e pesë mijë e pesëqind) lekësh.

4. Vlera totale e shpronësimit prej 41 805 500 (dyzet e një milionë e tetëqind e pesë mijë e pesëqind) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2014, zëri shpronësime, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar. /ATSH/

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)