Qeveria shpronëson tokë me
vlerë 2 mln € për HEC-et në Devoll
Këshilli i Ministrave vendosi të shpronësojë një sipërfaqe toke me vlerë prej më se 2 milionë eurosh. Vendimi urdhëron shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi, pronësia, shfrytëzimi, mirëmbajtja dhe transferimi në favor të shtetit i projektit të hidrocentralit në lumin Devoll.
TIRANE - Këshilli i Ministrave vendosi të shpronësojë një sipërfaqe toke me vlerë prej më se 2 milionë eurosh. Vendimi i marrë në mbledhjen e radhës urdhëron shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi, pronësia, shfrytëzimi, mirëmbajtja dhe transferimi në favor të shtetit i projektit të hidrocentralit në lumin Devoll.
Pronarët do të kompensohen me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 278.146.846 lekësh, ekuivalenti i më se 2 milionë eurove.
Por nuk do të jetë buxheti i shtetit që do të paguajë për një kalim të tillë pronësie. Fondi do të përballohet nga fondet e kompanisë private “Devoll Hydropower”, sh.a., po ashtu si dhe vlera e shpenzimeve procedurale të shpronësimit. Kompania ka marrë me koncesion ndërtimin e një grupi HEC-esh mbi lumin e Devollit, duke filluar nga rrethi i Korçës deri në grykëderdhje. Ky proces do të fillojë më 1 tetor, përcakton Vendimi i qeverisë.
Duke folur për këtë vendim, Berisha tha se ai do t’u hapë rrugë fillimit, vitin e ardhshëm, punimeve për ndërtimin e veprës energjetike ujore më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe projektit energjetik ujor më të madh aktualisht në Evropë, kaskadën e Devollit.
“Dy gjigandë të energjisë së rinovueshme në Evropë e në botë, Statkraft i Norvegjisë dhe EVN i Austrisë, pas një pune të jashtëzakonshme disavjeçare, pas studimesh mjedisore, gjeologjike dhe të gjithëllojshme në të gjithë trajektoren e lumit Devoll, vendosin fillimin e ndërtimit të hidrocentraleve të kaskadës së Devollit. Ky do të jetë projekti i shekujve, pasi ndërtohet me rreth 50 kilometra tunele dhe ato që nuk “vdesin” ndonjëherë janë hidrocentralet në tunele. Puna për këtë projekt ambicioz fillon intensivisht në vitin 2013 dhe këta dy gjigandë evropianë zotohen se do ta përfundojnë në një afat të shkurtër kohor 5-6 vjeçar”, - u shpreh ai.
(ge.ko/gre.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.4%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2277
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44