TIRANË - Këshilli i Ministrave mori sot vendim për shtimin e fondit për festimet e 70 vjetorit të Çlirimit.
Më poshtë vendimi i plotë i Këshilli i Minstrave:
VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.596, DATË 10.9.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2014, MIRATUAR PËR DISA INSTITUCIONE, PËR FESTIMET E 70-VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË VENDIT"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.185/2013, "Për buxhetin e vitit 2014", me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.596, datë 10.9.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
Në pikën 1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Shkronja "a" ndryshohet, si më poshtë vijon:
"a) Ministrisë së Mbrojtjes, fondi prej 7 000 000 (shtatë milionë) lekësh, për kryerjen e punimeve restauruese në objektin 0774, vendkomanda taktike e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pranë Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, nr.6630, dhe për mbështetjen e aktiviteteve të shoqatave të veteranëve.".
 
Në paragrafin e parë, të shkronjës "b", hiqen fjalët "... zëri "Shpenzime korrente" ...".
Paragrafi i parë, i shkronjës "c", ndryshohet, si më poshtë vijon
"Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, përkatësisht, në programin 08140 "Për zhvillimin e sportit" 4 000 000 (katër milionë) lekë dhe në programin 09770 "Për kërkim shkencor dhe ekselencë" 1 000 000 (një milion) lekë, për aktivitetet e mëposhtme:".
ç) Në paragrafin e parë, të shkronjës "ç", hiqen fjalët "... zëri "Shpenzime korrente" ...".
Nënndarja "iv", e shkronjës "ç", ndryshohet, si më poshtë vijon:
"iv. ekspozitën në objektin 0774, vendkomanda taktike e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pranë Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, nr.6630.".
dh) Shkronja "d" ndryshohet, si më poshtë vijon:
"d) Ministrisë së Brendshme, për Prefekturën Tiranë, fondi prej 1 000 000 (një milion) lekësh, për kryerjen e punimeve restauruese në Varrezat e Dëshmorëve, Tiranë, në përgatitje të ceremonisë zyrtare të nderimit.".
Shkronja "dh" ndryshohet, si më poshtë vijon:
"Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare fondi prej 1 000 000 (një milion) lekësh, për organizimin e pritjes zyrtare në Pallatin e Kongreseve, me rastin e 70 - Vjetorit të Çlirimit të Vendit.".
ë) Në paragrafin e parë, të shkronjës "e", hiqen fjalët "... zëri "Shpenzime korrente"... ".
Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
"3. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Kulturës, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.".
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare". /ATSh/