Këshillimi Kombëtar do t'u kushtojë shqiptarëve 25 milionë lekë, para që do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit i miratuar për vitin 2022. Përmes kësaj nisme qytetarët do të pyeten për disa nga çështjet më me rëndësi për vendin.  Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin, një ditë pasi u bë publike dhe anketa me 12 pyetjet që do u drejtohen shqiptarëve.

Konkretisht ky fond është i ndarë  në 19.7 milionë për reklamat në mediat audiovizive dhe të shkruara dhe realizimin e materialeve promocionale dhe 5.3 milionë do i kalojnë INSTAT për hedhjen në format digjital të të dhënave të pyetësorëve fizikë (të mbledhur nga posta dhe nga pikat e dedikuara për plotësimin e tyre në sheshet dhe/ose ambientet e tjera publike), në funksion të programit të Këshillimit Kombëtar.

Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë është një nismë e re, ku kryeministri Rama thekson se në mandatin e 3-të qeverisës do të forcojë edhe më shumë rolin e qytetarëve në vendimmarrjet politike, ekonomike dhe shoqërore për vendin duke dëgjuar zërin e tyre.

Formulari me 12 pyetje i bërë publik një ditë më parë do të mbërrijë në shtëpitë e të gjithëve, dhe qytetarët mund të shprehin opinionet e tyre. Këtij pyetësori qytetarët do mund t'u përgjigjen edhe përmes faqes online të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë.

Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, integrimi i Shqipërisë apo Ballkani i Hapur janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar.  

Vendimi i qeverisë