Qeveria shton përfituesit, kontrolli
shëndetësor falas nga 35-70 vjeç

Qeveria shton përfituesit, kontrolli<br />shëndetësor falas nga 35-70 vjeç
Kontrolli shëndetësor falas nuk do të bëhet vetëm për qytetarët 40-65 vjeç. Një vendim i fundit i qeverisë ka vendosur që të gjithë qytetarët nga mosha 35 deri në 70 vjeç të bëjnë kontrollin shëndetësor falas.

Duke filluar nga muaji nëntor të gjithë qytetarët që janë 35-70 vjeç, mund të bëjnë Check Up, në qendrat shëndetësore.

Në këtë mënyrë qeveria vendos të shtojë kategorinë e qytetarëve që do të përfitojnë, duke shtuar ata që janë mbi moshën 35 vjeç, por edhe një pjesë të pensionistëve.

Check-up synon që qytetarët të kontrollohen për sëmundje apo prombleme të tjera shëndetësore dhe më pas të bëhet mjekimi në fazat e hershme.

“Të gjithë shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç, me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, përfitojnë pa pagesë nga programi kombëtar i kontrollit mjekësor bazë. Identifikimi i shtetasve të grupmoshës 35-70 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë realizohet nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të regjistrit elektronik, që administrohet nga mjekët e përgjithshëm të qendrave shëndetësore”, - thuhet në vendimin e ri të qeverisë.

Prej vitit 2014, qytetarët e grupmoshës 40-65 vjeç, kryejnë Check Up-in falas, ndërsa tani do të kontrollohen një grup më i gjerë personash. 

Po për çfarë do të kontrollohen qytetarët?

Check-Up, parashikon që të kontrollohet tensioni, niveli i stresit e depresionit, kolesteroli, sëmundjet e gjakut, aktiviteti i zemrës, ushqyerja, pesha trupore dhe shumë komponentë të tjerë.

letra

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)