DAMASK - Qeveria siriane ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën e paqes, në “Gjeneva 2”, por nuk pranuan të negociojnë dorëzimin e pushtetit. Sipas raportimit të mediave, delegacioni që do të marrë pjesë në bisedime do të marrë udhëzime nga vetë presidenti sirian Bashar al-Assad.
 
Ndërkoë, Turqia dhe irani, të cilat mbështesin forcat opozitare në këtë konflikt iu bashkuan thirrjeve për një armëpushim në prag të bisedimeve në 22 janar të vitit të ardhshëm.
 
Ministria e Jashtme siriane tha se delegacioni i saj do të bazohej në kërkesat e popullit të saj, pra në eliminimin e terrorizmit në vend. Për sa u përket komenteve të vendeve perëndimore për largimin e Assad nga pushteti, ministria u përgjigj se ata duhej të zgjoheshin nga gjumi.
 
Në bisedimet e konferencës “Gjeveva 2” pritet të marrin pjesë dhe forcat opozitare siriane. Tema kryesore do të jetë arritja e një marrëveshjeje për ndalimin e luftës civile në Siri.
 
Deri më tani, më shumë se 100 mijë njerëz kanë humbur jetën që prej fillimit të protestave kundër Bashar al-Assad në mars të vitit 2011.
 
Redaksia online
(ed/ac/shqiptarja.com)