Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka mbështetur idenë e qeverisë e besimit të theksuar një natë më parë në emisionin"Repolitix"nga Fatmir Mediu. Në po të njëjtin emision në Report Tv, Luan Rama tha se kjo qeveri transitore është mjaft e nevojshme dhe duhet të funksionojë deri sa vendi të jetë pjesë e BE dhe se qytetarëve t'u kthehet besimi tek vota e lirë.
"Nëse duam që ky vend të jetë demokratik dhe jo delja zezë e Evropës në raport me zgjedhjet duhet të ngrihemi mbi egon e qeverisë për të krijuar një qeveri kujdestare për të shmangur konfliktin e interesit, që qeveria ka për të qëndruar në pushtet dhe background-in që ka për vjedhjen e votave dhe mbështetjen e krimit. Kjo do të shërbejë si standard deri sa Shqipëria të jetë pjesë e BE dhe të rikthehet besimi i qytetarëve të vota e lirë. Mbi të gjitha ka nevojë për të kuptuar maxhoranca domosdoshmërinë e rikthimit të besimit tek zgjedhjet, pa këtë çdo hap do të jenë jo produktive", tha Luan Rama.
I ke late duart ..... se helbete ne ngjit semunfje hajde kapi njeher se do kesh hajer
Përgjigju