TIRANE- Qeveria në ikje vazhdon të kryejë tendera dhe pse tashmë fuqia e saj ekzekutive është thjesht "kujdestari".
Shqiptarja.com dhe A1Report denoncuan procedurat që qeveria në ikje po kryen me tenderat, kur vlera më e madhe i përket ministrisë së Inovacionit drejtuar nga Genc Pollo me 25 milion euro për dixhitalizimin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Po sikur të mos mjaftonte kjo, portali online i Agjensisë së Prokurimeve Publike www.app.gov.al prej 2 ditësh është jashtë funksionit dhe nëse klikon në këtë adresë të shfaqet një mesazh mirmbajtje i cili mban firmën e drejtoreshës Klodiana CANKJA.
"Njoftohen të gjitha Autoritetet Kontraktore dhe Operatorët Ekonomikë të interesuar se, si pasojë e punimeve për përmirësimin e punës për procedurat “Blerje me vlerë të vogël“ në portalin e prokurimit elektronik, sistemi do të nxirret jashtë funksionimit online nga data 28.06.2013 ora 14.00 deri në datën 30.06.2013 ora 10.00. Për këtë arsye, Agjencia e Prokurimit Publik ju sugjeron të merrni masa paraprake për ecurinë e punës tuaj. Gjithashtu ju bëjmë me dije se të gjitha procedurat që kanë si datë të zhvillimit të tenderit datën 29.06.2013 dhe 30.06.2013 do të shtyhen automatikisht në datën 01.07.2013, në të njëjtën orë"
Nga mesazhi kuptohet qartë që kjo agjensia dhe qeveria Berisha e cila humbi zgjedhjet jo vetëm nuk ka ndalur procedurat e tenderave por vazhdon ti kryej ato, tashmë në fshehtësi të plotë duke bllokuar dhe portalin online ku mund të kontrollohen operatorët garues, tenderat e shpallur si dhe fituesit që vendosen nga qeveria.
(Foto: Faksimile e faqes zyrtare te Agjencisë së prokurimit publik)
(ar/sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14.3%
-
Jo
81.7%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Fierit sekuestron 1 mln eruo pasuri të një shtetasi! Dhjetra apartamente në Tiranë e Durrës
27 Nëntor, 10:46
-
Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin
27 Nëntor, 10:43
-
Lirimi i Sali Berishës, Agron Gjekmarkaj: Fitorja e Trump vjen edhe në Shqipëri
27 Nëntor, 10:43
-
Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët dhe aktin normativ për kthimin e parave për profesionistët e lirë
27 Nëntor, 10:42
-
Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike
27 Nëntor, 10:37
-
GJKKO liroi Berishën, avokati Gjokutaj: Del që sot nga 'arresti shtëpiak'! SPAK të bëjë ç'të dojë, i ka hipur kalit së prapthi
27 Nëntor, 10:17
-
Afera 'Partizani'/ Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak', në 13:30 shkon në PD! Avokati: GJKKO konstatoi se s'ekzistojnë kushtet për asnjë masë sigurie
27 Nëntor, 10:12
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës, alias Marjus Lulaj me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Macron dhe Biden: Armëpushimi do ta mbrojë Izraelin nga kërcënimi shiit
27 Nëntor, 10:03
-
VIDEO/ Askush s'u beson syve, penalltia skandaloze që u dha në Ligën e Kampioneve
27 Nëntor, 09:59
-
Elbasan/ Ushtronin prostitucion në një apartament me qira, 4 të arrestuar, mes tyre edhe 2 kolumbiane
27 Nëntor, 09:56