Qeveria, vendimet/ Nga impianti
i mbetjeve tek shpronësimet

Qeveria, vendimet/ Nga impianti<br />i mbetjeve tek shpronësimet
TIRANE - Qeveria miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme, duke nisur nga shpronësimet e pronarëve që preken nga projekti “Rikonstruksioni i rrugës së Durrësit, në qytetin e Fushë-Krujës”,  dhe pronarët që preken nga projekti “Zgjerimi dhe rikonstruksioni i Bulevardit “Fan Noli””, në Korçë.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte dhënia e miratimit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e impiantit me rikuperim të energjisë nga trajtimi i mbetjeve urbane, në qytetin e Elbasanit, shoqërisë “Albtek Energy”, sh.p.k.

 Gjithashtu qeveria vendosi që ndërhyrja e zjarrfikëses për shuarjen e zjarreve në objektet e siguruara do të kushtojë  15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë për orë. Sipas vendimit të qeverisë, koha e ndërhyrjes llogaritet nga momenti i daljes së personelit të shërbimit të MZSH-së nga stacioni zjarrfikës dhe përfundon me largimin e tij nga vendi i ngjarjes.

TE GJITHA VENDIMET E QEVERISE SOT 
V E N D I M 
PËR
 
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1299,  DATË 16.12.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS, TË ORGANIKËS DHE TË NUMRIT TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË GJENDJES CIVILE NË BASHKI/NJËSI BASHKIAKE/ KOMUNA DHE NË DEGËT E QARQEVE”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 62, të ligjit nr.10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
 
 
V E N D O S I: 
 
 
1. Në pasqyrën nr.2, të vendimit nr.1299, datë 16.12.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
 
a) Në tabelën e organikës së shërbimit të gjendjes civile për Qarkun Durrrës, Bashkia Durrës, pas nënndarjes me numër 6, shtohet nënndarja 6/1, me këto të dhëna: 
“6/1.  Durrës;  Durrës, Rajoni 6;  1.”.
 
b) Në tabelën e organikës së shërbimit të gjendjes civile për Qarkun Korçë, Bashkia Kolonjë, hiqet Njësia Administrative Barmash nga rreshti me numër rendor 3 dhe shtohet në rreshtin me numër rendor 2, në të njëjtën rubrikë.
 
2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
 
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
 
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS SË DURRËSIT, NË QYTETIN E FUSHË-KRUJËS”, NË BASHKINË E KRUJËS
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i Rrugës së Durrësit, në qytetin e Fushë-Krujës”, në Bashkinë e Krujës. 
 
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Krujë.
 
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “tokë truall” me sipërfaqe 117,02 (njëqind e shtatëmbëdhjetë presje zero dy) m², dhe “objekt” me një sipërfaqe 40,7 (dyzet presje shtatë) m2, me vlerë të përgjithshme të shpronësimit 3 346 779 (tre milionë e treqind e dyzet e gjashtë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë.
 
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 3 346 779 (tre milionë e treqind e dyzet e gjashtë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekësh, të përballohet nga buxheti i Bashkisë Krujë.  
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga Bashkia Krujë.
 
6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
 
7. Afati i përfundimit të punimeve të objektit, në Bashkinë e Krujës, të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.
 
8. Regjistrimi i ri i pasurive “tokë truall” me sipërfaqe 117,02 (njëqind e shtatëmbëdhjetë presje zero dy) m², dhe “objekt” me sipërfaqe 40,7 (dyzet presje shtatë) m2, për realizimin e projektit “Rikonstruksioni i Rrugës së Durrësit, në qytetin e Fushë-Krujës”, të bëhet në favor të Bashkisë Krujë.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krujë dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
 
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
 
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI DHE RIKONSTRUKSIONI I BULEVARDIT “FAN NOLI””, NË BASHKINË E KORÇËS
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
10. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi dhe rikonstruksioni i bulevardit “Fan Noli””, në Bashkinë e Korçës. 
 
11. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Korçë.
 
12. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë “tokë truall”, me sipërfaqe 82,24 (tetëdhjetë e  dy presje njëzet e katër) m², me vlerë të përgjithshme të shpronësimit 702 083 (shtatëqind e dy mijë e tetëdhjetë e tre) lekë.
 
13. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 702 083 (shtatëqind e dy mijë e tetëdhjetë e tre) lekësh, të përballohet buxheti i Bashkisë Korçë.
 
14. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga Bashkia Korçë.
 
15. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
 
16. Afati i përfundimit të punimeve të objektit, në Bashkinë e Korçës, të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.
 
17. Regjistrimi i ri i pasurisë “tokë truall”, prej 82,24 (tetëdhjetë e dy presje njëzet e katër) m², për projektin “Zgjerimi dhe rikonstruksioni i bulevardit “Fan Noli””, të bëhet në favor të Bashkisë Korçë. 
18. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë dhe Bashkia Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
 
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I  
EDI  RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
 
DHËNIEN E MIRATIMIT PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E IMPIANTIT ME RIKUPERIM TË ENERGJISË NGA TRAJTIMI I MBETJEVE URBANE, NË QYTETIN E ELBASANIT, SHOQËRISË “ALBTEK ENERGY”, SH.P.K. 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I: 
 
1. Dhënien e miratimit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e impiantit me rikuperim të energjisë nga trajtimi i mbetjeve urbane, në qytetin e Elbasanit, shoqërisë “Albtek Energy”, sh.p.k., sipas dokumentit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
2. Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
 
  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren  zyrtare”.  
            
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
 
MIRATIMIN E NIVELIT TË PAGAVE TË SPECIALIZANTËVE QË KANË LIDHUR KONTRATË ME MINISTRINË E DREJTËSISË, SIPAS PËRCAKTIMEVE TË VENDIMIT NR.763, DATË 12.11.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT  E SHKOLLIMIT NË PROGRAMET E SPECIALIZIMEVE AFATGJATA,  TË CIKLIT TË TRETË TË STUDIMEVE NË FUSHËN E MJEKËSISË,  PËR VITIN AKADEMIK  2014-2015”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
  
V E N D O S I:
 
1. Për kuotat e mbuluara, të parashikuara në pikën 13, të vendimit nr.763, datë 12.11.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve në fushën e mjekësisë, për vitin akademik 2014-2015”, studentët, të cilët kryejnë specializimin dhe që kanë lidhur kontratë me Ministrinë e Drejtësisë, paguhen në masën 80 për qind të pagës së mjekut të fushës në të cilën kryhet specializimi.
 
2. Shpenzimet për këta specializantë përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Drejtësisë për vitin 2017.
 
3. Për likuidimin e detyrimeve të mbartura të specializantëve të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, për vitet 2015 dhe 2016, bëhet shtesë fondi në programin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në masën 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekë, dhe në programin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në masën 7 000 000 (shtatë milionë) lekë.
 
4. Ky vendim i shtrin efektet financiare nga data e hyrjes në fuqi të vendimit nr.763, datë 12.11.2014, të Këshillit të Ministrave.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social