Qeveria ka marrë sot vendimin për mbulimin e shpenzimeve për kurimin e gjyqtarit të Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdhës. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton shumën prej 3 mln lekësh që do të shkojnë për kurimin e gjyqtarit.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Një vit më parë, Vjerdha njoftoi se ai kishte fituar betejën me një sëmundje që shkaktonte gjakderdhje në stomak, por nuk dihet nëse do të kurohet po për këtë sëmundje që mund t'i jetë rikthyer.

Verdha është gjyqtari i parë që u rikthye në detyrë nga Kolegji i Apelimit, pas shkarkimit të padrejtë nga vettingu