Qeveria vendos t'i paguaj kurimin gjyqtarit të Shkodrës, Fuat Vjerdha! I jepen 3 mln lekë

Qeveria vendos t'i paguaj kurimin gjyqtarit të Shkodrës, Fuat Vjerdha! I jepen 3 mln lekë

Gjyqtari Fuat Vjerdha

Qeveria ka marrë sot vendimin për mbulimin e shpenzimeve për kurimin e gjyqtarit të Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdhës. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton shumën prej 3 mln lekësh që do të shkojnë për kurimin e gjyqtarit.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Një vit më parë, Vjerdha njoftoi se ai kishte fituar betejën me një sëmundje që shkaktonte gjakderdhje në stomak, por nuk dihet nëse do të kurohet po për këtë sëmundje që mund t'i jetë rikthyer.

Verdha është gjyqtari i parë që u rikthye në detyrë nga Kolegji i Apelimit, pas shkarkimit të padrejtë nga vettingu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VLORA1: 09/02/2022 17:11

    Ky ka bere vezen e kuqe?Po kur semuret nje arsimtar a paguhet per kurimin e tij?

    Përgjigju
  • shkodrani: 28/01/2022 00:11

    Fuat Vjerdha do te mbetet gjithmone nje gjyqtar i drejte, profesionalist. Gjithe Shkodra i uron sherim te shpejte.

    Përgjigju
  • Kroskros: 26/01/2022 22:11

    Ky fuat vjerdha u kthy ne detyre nga edi rama pasi pati fatin qe avokati I nje te denuari nga fuat vjerdha e dergoj vendimin e shkarkimit te tij nga kpk ne gjykaten e strasburgut ku po gjykohet nje vendim I dhene nga fuat vjerdha ne vitin 2008 . Ceshtja 24260/16 Ne kete ceshtje kerkohet nje demshperblim prej jo me pak se 1 milion euro kunder shtetit shqiptar. Edi Rama si shef I avokatures se shtetit e riktheu ne detyre pasi avokati i te denuarit e perdori shkarkimin e tij ( fuat vjerdhes) si argument kunder shtetit shqiptar ne ceshtjen ne fjale. Po te lexosh vendimin e kpa shikoje teme cdo rrjesht te vendimit qe rikthimi ne detyre ishte I diktuar nga lart. Fuat vjerdha u shkarkua nga detyra per mungese profesionalizmi pasi vendimi I dhene ne mungese per nje vrasje te mbetur ne tentative ishte dhene thjeshte Pa lexuar dosjen fare. http://app.echr.coe.int/SOP/index.aspx?lg=ALB

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë