Qeveria miraton rregulloren e re për plazhet private, subjektet që përfitojnë dhe kriteret! Aplikimi në e-Albania, çadrat 3 metra nga njëra-tjetra dhe vend për invalidët (E PLOTË)

Qeveria miraton rregulloren e re për plazhet private, subjektet që përfitojnë dhe kriteret! Aplikimi në e-Albania, çadrat 3 metra nga njëra-tjetra dhe vend për invalidët (E PLOTË)

Foto ilustruese

Këshilli i Ministrave miraton rregulloren për kushtet dhe kriteret për përdorimin e hapësirës së rërës nga subjektet private, si plazhe private.

Ashtu siç ishte paralajmëruar pak kohë më parë nga kryeministri Edi Rama, prioritet për stacione plazhi do të kenë vetëm strukturat akomoduese, pra hotelet e vijës së parë të bregdetit, si dhe ato që ndodhen afër saj. Rregullorja ka hyrë në fuqi në Fletoren Zyrtare.

Subjektet që do të lejohen të përdorin hapësirat ranore si plazhe private sezonin e ardhshëm turistik do të duhet të përmbushin një sërë kushtesh për plazhet private.

Kushti kryesor është që duhet të jenë struktura akomoduese të regjistruara dhe kategorizuara. Aplikimet do të bëhen në e-Albania dhe gjithçka do të bëhet në bashkëpunim me njësitë vendore, të cilat do të kenë edhe hartat specifike të hapësirave të disponueshme.

Kriteri që do të duhet të respektojnë Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore në hartëzimin e hapësirave publike parashikon që në çdo 1000 metra vijë lineare, 300 metra të jenë vijë lineare plazh.

Rregullorja vjen edhe me një ndarje të saktë të hapësirës brenda stacioneve të plazhit ku çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektojnë distancën prej të paktën 10 m nga vija e bregut të detit/liqenit; hapësira prej 2.5 m përpara brezit të parë të çadrave të jetë e lirë për t’u shfrytëzuar nga publiku; hapësira midis çadrave nuk duhet të jetë më e vogël se 3.

Me rregulloren e re parashikohet ndër të tjera që çdo stacion të ketë në hapësirë të dedikuar për personat me aftësi të kufizuar, shërbim të ndihmës së shpejtë, dushe me ujë të ëmbël si dhe të jetë i pajisur me të gjitha shërbimet higjienike.

Më poshtë rregullorja, kushtet dhe kriteret e hyra në fuqi:

Neni 7

Pika 3

-Kur veprimtaria e stacionit të plazhit ushtrohet nga subjekt privat, subjekti përmbush kriteret, si më poshtë:

a) Të jetë i regjistruar si person fizik/tregtar apo juridik për ushtrimin e veprimtarisë, si strukturë akomoduese;

b) Të disponojë një strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, me hapësirë plazhi para/në afërsi të strukturës akomoduese;

c) Të ketë shlyer të gjitha detyrimet tatimore qendrore dhe detyrimet vendore;

ç) Të ketë një plan operimi për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke përfshirë kushtet minimale dhe kërkesat e sigurisë për stacionin e plazhit”

Në rastet kur njësitë vendore kanë kontrata me subjektet që shkojnë deri në vitin 2025, ato kontrata vijojnë edhe këtë sezon, edhe nëse nuk janë struktura akomoduese por vetëm aktivitet stacion plazhi.

-Ndarja e sipërfaqes së plazhit të lejuar, si plazh privat/publik, do të kryhet sipas gjatësisë në vijë lineare të hartës së propozuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore përkatëse, në mënyrë perpendikulare me vijën e bregut të detit/liqenit, ku në çdo 1000 m vijë lineare, 300 m vijë linear plazh përcaktohen si parcela publike, shpërndarja e të cilave në hartë vlerësohet nga njësia e qeverisjes vendore, rast pas rasti, sipas tipologjisë së secilit plazh.

-Rregullorja përcakton katër tipologji të ndarjes së plazheve; A, B, AB e C.

-Plazh i tipit A është plazhi kryesisht me përbërje ranore dhe me gjerësi të konsiderueshme të brezit të plazhit;

-Pazh i tipit B është plazhi kryesisht me përbërje shkëmbore dhe zhavorri dhe me gjerësi të brezit të plazhit;

-Plazh i tipit AB është plazhi i ndërthurur, i cili përmban karakteristika si të tipave A e B

-Plazhi i tipit C është plazhi i virgjër

-Në rregullore ato listohen si vijon:

a) për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 10 (dhjetë) m nga vija e bregut të detit/liqenit;

b) hapësira prej 2.5 (dy pikë pesë) m përpara brezit të parë të çadrave të jetë e lirë për t’u shfrytëzuar nga publiku;

c) hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 3 (tre) m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 2.5 (dy pikë pesë) m në linjë vertikale me vijën e ujit;

ç) të ketë në dispozicion të pushuesve 1 (një) dush me ujë të ëmbël;

d) të jetë i pajisur me shërbime higjienike, minimalisht të ketë 1 tualet, të ndarë në njësi për femra dhe meshkuj, dhe 1 (një) për njerëzit me aftësi të kufizuar; njësia për njerëzit me aftësi të kufizuar mund të përfshihet në secilën njësi për femra dhe meshkuj, duke rritur sipërfaqen e këtyre njësive të shërbimit, në dimensionet maksimale 1,80 m x 1,80 m;

dh) të ketë kabina zhveshjeje, sipërfaqja totale e kabinave të zhveshjes nuk duhet të jetë më e vogël se 1 (një) % e sipërfaqes së hapësirës së plazhit të dhënë në përdorim.

-Kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit

1. Në stacionin e plazhit ushtrojnë veprimtarinë subjektet që plotësojnë kriteret e kësaj rregulloreje dhe që lidhin një kontratë qiraje për përdorimin e hapësirës së plazhit, në varësi të kapacitetit të strukturës akomoduese, si dhe, rast pas rast, njësitë e vetëqeverisjes vendore përkatëse.

2. Në rastin e kërkesave të projekteve me potencial strategjik, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, apo kërkesave të investitorëve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, kontrata për përdorimin e hapësirës së plazhit lidhet sipas akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse.

3. Kur veprimtaria e stacionit të plazhit ushtrohet nga subjekt privat, subjekti përmbush kriteret, si më poshtë:

a) Të jetë i regjistruar si person fizik/tregtar apo juridik për ushtrimin e veprimtarisë, si strukturë akomoduese;

b) Të disponojë një strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, me hapësirë plazhi para/në afërsi të strukturës akomoduese;

c) Të ketë shlyer të gjitha detyrimet tatimore qendrore dhe detyrimet vendore;

ç) Të ketë një plan operimi për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke përfshirë kushtet minimale dhe kërkesat e sigurisë për stacionin e plazhit.

4. Autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për dhënien në përdorim të stacionit të plazhit është GTSHA-ja, i cili ka në përbërje 5 (pesë) përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe asistohet nga sekretariati teknik. Përbërja nominale caktohet nga titullari i agjencisë.

5. GTSHA-ja, në dhënien në përdorim të hapësirës së plazhit, për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit:

a) i jep përparësi sipas radhës:

i. subjektit që disponon një strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, me hapësirë plazhi para strukturës akomoduese;

ii. subjektit që disponon një strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, me hapësirë plazhi në afërsi të strukturës akomoduese;

b) cakton dhe miraton numrin e çadrave, në varësi të numrit të dhomave të deklaruara nga subjekti. Për përcaktimin e numrit të çadrave GTSHA-ja mban në konsideratë numrin e dhomave të strukturës akomoduese, duke e llogaritur në raportin 1 dhomë, 2 çadra.

6. Subjekti që plotëson kriteret e parashikuara në pikën 3, të këtij neni, aplikon në portalin “e-Albania” për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, brenda afatit/eve të përcaktuar/a, në njoftimin në faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

7. Në fazën e parë të aplikimit, subjekti ngarkon në portalin “e-Albania” dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Formularin e kërkesës on-line, sipas numrit përkatës identifikues të stacionit të plazhit, duke specifikuar kapacitetin e strukturës akomoduese, numrin e dhomave;

b) Planin e operimit për ushtrimin e veprimtarisë, si stacion plazhi, sipas formatit të publikuar on-line;

c) Foto të jashtme të qarta të strukturës akomoduese, të cilat identifikojnë strukturën akomoduese, në raport me hapësirën e plazhit, si dhe foto të qarta të hapësirës së plazhit, për të cilën aplikohet:

ç) Vetëdeklarimin se subjekti është njohur me kushtet, kriteret dhe kërkesat për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe mban përgjegjësi të plotë për plotësimin dhe zbatimin tyre, sipas ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi.

8. GTSHA-ja, për shqyrtimin e kërkesave, ndjek procedurën e mëposhtme:

a) shqyrton dokumentacionin e paraqitur brenda 7 (shtatë) ditëve. Në rast se konstatohet mungesë apo pasaktësi dokumentacioni, njofton menjëherë subjektin nëpërmjet portalit e-Albania për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm. Subjekti plotëson dokumentacionin e nevojshëm brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja e njoftimit;

b) në rast se subjekti nuk plotëson dokumentacionin brenda afatit të kërkuar, kërkesa konsiderohet si e paregjistruar dhe i kthehet subjektit bashkë me aktet e tjera nëpërmjet portalit “e-Albania”;

c) në rast se subjekti i plotëson kriteret dhe dokumentacioni i paraqitur rezulton i plotë, GTSHA-ja njofton subjektin nëpërmjet portalit “e-Albania” për fazën e dytë të procedurës dhe njofton elektronikisht njësinë përkatëse të vetëqeverisjes vendore, që subjekti është kualifikuar në fazën e parë.

9. Në fazën e dytë të aplikimit subjekti, brenda datës 31 mars, ngarkon në portalin “e-Albania” dokumentacionin e mëposhtëm:

a) planvendosjen përkatëse të stacionit të plazhit, e cila përgatitet nga njësia e vetëqeverisjes vendore, ku specifikohet numri i çadrave, duke mbajtur në konsideratë distancat e parashikuara në këtë rregullore dhe sipërfaqen konkrete, e cila nuk duhet të tejkalojë numrin e çadrave të miratuara të stacionit të plazhit dhe të jetë në mënyrë perpendikulare me bregun e detit/liqenit. Në rastet kur në parcelë, objekt kërkese, është miratuar paraprakisht më shumë së një subjekt përfitues, NJVV-ja mirëpërcakton planvendosjen përkatëse të stacionit të plazhit për secilin prej tyre;

b) gjenerimin e mandatpagesës vjetore të sipërfaqes së stacionit të plazhit nga ana e NJVV-së, si palë përfituese, sipas tarifave vendore në fuqi, ku detajohet detyrimi financiar vjetor për përdorimin e sipërfaqes së stacionit të plazhit dhe vërtetimi i pagesës së kryer nga ana e subjektit;

c) vërtetimin nga autoritetet tatimore se subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore qendrore dhe detyrimet vendore;

ç) marrëveshjen e noterizuar me vrojtuesin e plazhit, shoqëruar me certifikatën përkatëse të kualifikimit, e vlefshme përgjatë gjithë kohëzgjatjes, sipas afatit të parashikuar në pikën 14, të këtij neni.

10. GTSHA-ja është përgjegjëse për sigurimin e dokumentacionit, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 3, të këtij neni.

11. Pas plotësimit të dokumentacionit të mësipërm, GTSHA-ja miraton në portalin “e-Albania” aplikimin përkatës dhe AKB-ja njofton menjëherë subjektin dhe NJVV-në për nënshkrimin e kontratës. Modeli kontratës tip që AKB-ja nënshkruan me subjektin është sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet kësaj rregulloreje.

12. Dorëzimi i hapësirës së plazhit bëhet, si më poshtë vijon:

a) brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës, topografi i njësisë përkatëse të vetëqeverisjes vendore ndan me procesverbal në terren koordinatat e stacionit të plazhit dhe njofton Policinë Bashkiake për monitorimin e veprimtarisë;

b) një kopje e procesverbalit depozitohet pranë zyrës qendrore të AKB-së, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga momenti hartimit të tij.

13. Kontrata për dhënien në përdorim të hapësirave të plazhit nënshkruhet me afat nga 1 (një) deri në 5 (pesë) vjet, sipas vendimmarrjes të KMST

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xholi: 24/10/2024 20:34

    me mire te caktohen ngastra te perqendruara vetem plazh publik te menaxhuara me koncesion nga njesite e qeverisjes vendore aty ku ka mundesi ose te bashkohen ne nje plazh tjeter duke mos bere dallim lara lara 300 meter publik me 700 meter privat, po ashtu te ulet distanca ndermjet shazlloneve qe te ulet cmimi dhe ai te jete i perballueshem per cdo pushues si ne publik dhe privat vetem kaq mjafton qe vitin tjeter te kemi me shume pushues ne vijen e pare te deteve dhe liqeneve, se dyti te jepet me koncension edhe pastrimi i ujerave me barka dhe mjete pastruese si ndermarrjet e pastrimit ne qytet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar