Qeverisja dixhitale, Shqipëria e para në rajon dhe e vetmja që realizon çdo standart

Qeverisja dixhitale, Shqipëria e para në rajon dhe e vetmja që realizon çdo standart

Ekzistenca e shërbimeve të automatizuara shtetërore është mënyra më efikase për të reduktuar korrupsionin, burokracitë dhe ineficencën e administratave publike në të gjithë botën. Për këtë arsye, qeverisja dixhitale është shndërruar në një koncept bazë të mirëqeverisjes dhe shtetit ligjor në kohët moderne. Një raport i publikuar ditën e sotme nga “Organizata për Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim” (OECD) krahason arritjet e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e qeverisjes dixhitale. Sikurse shihet ne tabelen ne vijim (gjithashtu bashkëlidhur në formë infografiku), sa i përket Qeverisjes Digjitale, Shqipëria renditet më e vlerësuara nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duke plotesuar pozitivisht numrin më të madh të treguesve (7 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nën-treguesit).

Pas Shqipërisë renditet Serbia (e cila plotëson 6 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nën-treguesit) dhe Maqedonia e Veriut (e cila ploteson 5 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nën-treguesit). Në vijim paraqitet një shpjegim i shkurtër i secilit prej treguesve të analizuar në kete raport:

Ekzistenca e strategjive kombëtare të qeverisjes digjitale. Pervec Bosnje-Hercegovines, te gjitha vendet e tjera te Ballkanit Perendimor e kane te zhvilluar nje strategji kombetare te qeverisjes digjitale. Kjo strategji, shpesh eshte pjese e strategjise se agjendes digjitale kombetare, ose pjese e strategjise se reformes se administrates publike, me fokus perdorimin e TIK-ut ne permiresimin e ofrimit te sherbimeve ndaj qytetareve. Ne nivel OECD-je, 96% e vendeve kane nje strategji te tille.

Organ/mekanizëm zyrtar koordinimi, përgjegjës për projektet qeveritare IT në nivel qendror

Ky lloj mekanizmi ekziston ne Maqedonine e Veriut, Serbi dhe ne Shqiperi. Per Shqiperine, vihet ne dukje qe ky rol realizohet nga Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit. Ne nivel OECD-je, 68% e shteteve e kane nje organ te tille.
Lista e shërbimeve publike elektronike e publikuar online

Ky tregues plotesohet vetem nga Shqiperia, e cila e ka publikisht te disponueshme listen e sherbimeve elektronike. Gjithashtu vleresohet fakti qe Shqiperia publikon ne menyre periodike statistika te qeverisjes elektronike, perfshire numrin e perdoruesve te regjistruar, perdorimin e sherbimeve nga qytetaret dhe bizneset etj. Sa i perket shteteve te OECD-se, 75% e tyre e kane te publikuar listen e e-sherbimeve.
Kornizat e qeverisjes digjitale, tregues që përbëhet nga nën-treguesit e mëposhtëm
1. Kornizë e përbashkët e ndërveprimit 2. Korniza e regjistrave bazë. 3. Infrastruktura e përbashkët TIK (qendra të dhënash të përbashkëta, rrjete)
4. Shërbime të përbashkëta (zhvillimi i softuerëve të përbashkët) 5. Mbështetje për përdorimin e softuereve ”open source” 6. Arkitektura/Infrastruktura e të dhënave të përbashkëta

Per kete tregues vleresohen te gjitha vendet e Ballkanit, te cilat kane te hartuara kornizat e nderveprimit dhe regjistrave baze si dhe infrastrukture te perbashket TIK. I vetmi nen-tregues qe Shqiperia nuk ploteson ne fushen e qeverisjes digjitale eshte perdorimi i softuereve me burim te hapur ne administrate.

Përdorimi i një sistemi të vetëm identiteti digjital në nivel qeverie qendrore

Vleresohen 4 vendet e Ballkanit (Shqiperia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova) te cilat kane integruar nje sistem te vetem identifikimi digjital ne perfitimin e sherbimeve publike, duke lehtesuar aksesin e qytetareve dhe bizneseve ne sherbimet online. Ne nivel OECD-je, vetem Greqia dhe Suedia nuk e ofrojne nje sistem te tille.
Prania e një politike gjithëpërfshirëse të të dhënave të sektorit publik
Edhe pse vendet e Ballkanit Perendimor nuk kane ende nje politike te dedikuar sa i perket te dhenave te sektorit publik, te gjitha pervec Bosnje-Hercegovines vleresohen per perfshirjen e saj ne politikat e Qeverisjes se Hapur (Open Government). Krahasuar me vendet e OECD-se, vetem 14% e tyre kane nje politike te dedikuar.
Ndërveprim i të gjithë të dhënave elektronike ndërmjet institucioneve të sektorit publik, shkruan 'Lexo.al'.

Evidentohet rasti i Shqiperise, e cila ka integruar sistemet backend te institucioneve publike duke i bere ato te nderveprojne dhe shkembejne te dhena ne kohe reale, ne menyre te sigurt. Detyrim i parimit ”Open by default” për të dhënat qeveritare Ky tregues konsiston ne afishimin e te dhenave te sektorit publik, ne formate te hapura, pervec rasteve te informacioneve konfidenciale apo ato me rendesi kombetare. Shqiperia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia publikojne te dhena te hapura qeveritare ne portalet respektive. Sa i perket vendeve te OECD-se, keto detyrime egzistojnep ne 57% te tyre.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë