Qindra aktivistë të Alanca Kuq e Zi janë mbledhur sot në rrugët e Vlorës. Në orën 11:00 në Sheshin e Flamurit do të kryhet një tubim nga aktivistët e ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Pritet që në këtë Shesh të nisë një manifestim madhështor me rastin e Shpalljes së Pavarësisë se Shqipërisë 99 vjet më parë.
Spahiu theksoi se AK do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Prishtinë duke bashkuar të gjithë shqiptarët Kuq e Zi dhe injoruar çdo flamur politik që tenton të ckombëtarizojë popullin shqiptar.
“Në këta 99 vjet ndryshuan territoret. 99-shat e Shqipërisë i bëjnë të 99-tat shqiptarëve. Nuk vazhduan ëndrrën e Ismail Qemalit, kemi kudo shqiptarë që vriten, qeveritare që luajnë kumar, piramida, mafja çka na lë të fundit në Europë. Nuk ishte kjo ëndrra e Ismail Qemalit. Ne jemi sot në këtë rrugëtim. Flamuri kuq e zi nga sot deri në 28 Nëntor 2012 do rrugëtoje drejt Prishtinës. Viti 2012, fundi e ëndrrës së atyre që shkatërruan ëndrrën e shqiptarëve”, tha Spahiu
Përmes një prononcimi për mediat dje, përfaqësuesit e AK kanë theksuar se mijëra persona nga gjithë trevat shqiptare kanë njoftuar deri më tani pjesëmarrjen në këtë tubim të rëndësishëm.
“Të mblidhemi të gjithë bashkë nën simbolin dhe ngjyrat kuq e zi. Prej dekadash shqiptarët festojnë të ndarë. Ky është rasti që shqiptarët të ngrenë në maksimum vlerat kombëtare” kanë theksuar përfaqësuesit e AK-së.
Aleanca “Kuq e Zi” është shprehur kundër ndarjes politike të festave të nëntorit duke theksuar se ato janë të kombit dhe jo të partive.

LAJMET MË TË VLERËSUARA