Qindra hapësira të  zaptuara për parkingje në të gjithë Tiranën, Bashkia vijon operacionin për lirimin e tyre! Policia Bashkiake: Puna vijon

Qindra hapësira të  zaptuara për parkingje në të gjithë Tiranën, Bashkia vijon operacionin për lirimin e tyre! Policia Bashkiake: Puna vijon

Gjate operacionit te Policise Bashkiake

Bashkia e Tiranës vijon operacionin e nisur prej ditësh për të liruar në kryeqytet hapësirat e zaptuara nga persona të ndryshëm për vende parkingu, të cilët në mënyrë të paligjshme përvetësonin një hapësirë publike.

Përmes një postimi në Facebook, Policia Bashkiake njofton rrugët ku janë liruar ditën e djeshme hapësirat dhe janë dënuar zaptuesit.

"Shërbimet e  Policisë Bashkiake, kanë organizuar punën, bashkë me kolegët e palodhur të Punëtorët e Qytetit - Bashkia Tiranë, për lirimin e parkimeve dhe hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht me mjete rrethanore, në rrugët “Hajdar Hidri”, “Bill Klinton”, “Pandi Dardha”, “Myslym Shyri”, jo vetëm duke liruar hapësirat dhe kthyer komunitetit për shfrytëzim të përbashkët, por dhe duke ndëshkuar  me masa administrative zaptuesit. Puna vijon…", thuhet në postim.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë