Qindra policë ruajnë Lul Bashën
në ceremoninë e Bulevardit të ri

Qindra policë ruajnë Lul Bashën<br />në ceremoninë e Bulevardit të ri
TIRANE - Rreth 400 forca policie mes tyre dhe forca RENEA,  si dhe i gjithë stafi i bashkisë shoqëruan sot paradite kryetarin e Bashkisë Lulzim Bashën në ceremoninë e përurimit të punimeve për Bulevardin e ri të Tiranës.

Një ceremoni e shkurtër e cila  u zhvillua mes duartrokitjeve por dhe protestave të banorëve të cilët preken nga ky projekt. 

Një kordon policor, ndante mbështetësit e kryetarit të bashkisë të cilët thërrisnin: "Basha, Basha" dhe banorët protestues me thirrjet:"O hajdut!.. O mashtrues!..Duam shtëpitë tona!.. Duam pronat tona!"

"Gati 400 policë u angazhuan për të blinduar ceremoninë"- informon gazetari i Tv A1 Report nga protesta ndërkohë që banorët e rrugës "Skënder Kosturi", pranë Stacionit të Trenit protestonin pasi janë të pakënaqur me kompensimin e pronës së tyre. Atyre do u shembet banesa pasi kalon projekti i Bulevardit.

BASHA RUHET ME KORDON POLICOR
Podiumi ku do të mbante fjalimin Lulzim Basha ishte vendosur para stacionit të trenit (aty ku ka qenë stacioni i autobusëve interurbanë).  Prej orës 09:00 forca të shumta të policisë së rendit por dhe bashkiake kishin formuar një kordon dhe nuk lejonin  protestuesit t'i afroheshin.

Rreth orës 10:00 kur kryetari i bashkisë së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë të bashkisë, por dhe deputetë të PD-së  do i afroheshin podiumit, protestuesit janë përpjekur t'i afrohen Bashës për të biseduar me të, por nuk janë lejuar nga policia. Dy të moshuara kanë arritur të hyjnë mes turmës së mbështetësve dhe kur kanë tentuar t'i afrohen Bashës e kanë thirrur "O hajdut". Në këtë moment disa civilë i kanë larguar të moshuarat.
Jamarbër Malltezi-Dhëndëri Kryeministrit në ikje; Ferdinand Poni; Haki Mustafa-Kryetari i Minibashkisë 11 Laprakë, Armando Teliti-Drejtor i Gjendjes Civile St.Trenit
(Foto:Jamarbër Malltezi-Dhëndëri Kryeministrit në ikje; Ferdinand Poni; Haki Mustafa-Kryetari i Minibashkisë 11 Laprakë, Armando Teliti-Drejtor i Gjendjes Civile)

 
FJALIMI I SHKURTER MES DUARTROTIKJEVE DHE PROTESUESVE
I Gjithë fjalimi i Bashës është shoqëruar mes brohoritjeve të mbështetësve të cilët thërrisnin "Basha..Basha" e duartrokisnin për të mbytur zërat e banorëve protestues të cilit ishin prapa kordonit të policisë e që thërrisnin "O hajdut!.. O mashtrues!..Duam shtëpitë tona, Duam pronat tona".

BASHA: DITE HISTORIKE, DO KORIGJOHET SHIFRA E SHPRONESIMIT
Në fjalën e tij kryetari i bashkisë e quajti ditë historike këtë të sotmen për fillimin e ndërtimit të bulevardit. Duke iu referuar banorëve protestues Basha u premtoi se do korrigjohet shifra e shpronësimit.
"Jemi dëshmitarë të nisjes së transformimit më të madh të Tiranës. Është ditë historike sepse kryeqyteti ynë rritet fiton një gjymtyrë të re, merr fyrmë lirisht.  Jam i lumtur që sot po hapim një korridor të ri zhvillimi për Tiranën, për punësimin dhe nxitjen e sipërmarrjes dhe hapësirës së re të gjelbërimit. Dy vjet më parë e premtuam projektin sot po e mbajmë premtimin.
Ja ku jemi sot, Bulevardi i ri i Shiqipërisë po nis. Puna jonë flet vetë, ne nuk jemi politikanë. Bulevardi i ri do të krijojë mijëra vende pune, do të sjellë risi. Bulevardi i ri do të nxjerrë nga varfëria këtë pjesë të Tiranës. Bulevardi i madh i duhet Tiranës, ku bashkëjetojmë të gjithë, autoktonë dhe të ardhur po që na bashkon ambicia për një Tiranë të zhvilluar. Tirana do të jetë e zhvilluar pasi i tillë është shpirti. Ky projekt vjen pas dy vitesh pune.
basha
(Foto: Basha gjatë fjalimit për inaugurimin e punimeve te Stacioni i Trenit)

Falenderojmë Emirin e Katarit për dhënien e parave për konkursin e Bulevardit, Emirin e Abu Dabit,  qeverinë shqiptare dhe në veçanti kryeministrin Berisha, studiot prestigjoze ndërkombëtare dhe ekspertët botëror dhe shqiptarë, të gjithë përfaqësuesit që dhanë kontributin e tyre, si dhe mijëra qytetarë që dhanë mendimin e tyre. 
Ne besojmë të zhvillimi i Tiranës, te projektet e mëdha dhe i bëjmë ato realitet. Sikur i sigurova dje banorët, i sigurojmë edhe sot se do të korrigjojmë çdo kompensim të gabuar që të gjithë të ndihemi bashkëpronar të projektit tonë. I siguroj ata që përdorin qytetarët se nuk do të ja dalin se ky është projekti i Tiranës europiane dhe ne do ecim përpara. Do korrigjojmë çdo shpronësim të bërë në parametrat e meritura, që çdo familjar të ndihet bashkëaksioner. Gjithashtu i siguroj ata që përdorin e keqpërdorin qytetarët për të avancuar axhendën e tyre të bllokimit se nuk do ia dalin”- tha Basha.

EDI PALOKA KERCENON BANORET
Gjatë fjalës së Bashës, është shënuar dhe një incident kur disa prej banorve që protesonin janë konfrontuar verbalisht me deputetin e PD-së, Edi Palokën e më pas kjo ka vijuar deri në një përleshje fizike.
edi paloka te inaugurimi i bulevardit te ri
(Foto: Deputeti i PD Edi Paloka konfrontehet verbalisht me banorët)

“Do t’ju këpus qafën, por mos flisni”- kanë qenë kërcënimet që Paloka u ka thënë banorëve, informon gazetarja Bora Shahini e cila ka ndjekur protestën. Në këto momente kanë ndërhyrë uniformat blu, duke shoqëruar në komisariat tre prej banorëve.

EDHE JAMARBER MALLTEZI NE CEREMONI, TE GJITHE RUHEN ME POLICE
Edhe përfaqësuesit e grupti të investitorëve të projektit, por dhe ambasadori i Kuvajtit apo deputetë të PD-së, si Majlinda Bregu, (Ministre në ikje e Integrimit) Edi Paloka, Tritan Shehu, Halim Kosova, Jorida Tabaku kanë qenë në mbrotje të rreptë nga policia. Në ceremoni ka qenë dhe dhëndri i kryeministrit Berisha, Jambarbër Malletzi, që është  një nga konsulentët për projektin e ri të Planit rregullues të Tiranës.

majlinda bregu jamarber malltezi
(Foto: Majlinda Bregu dhe Jamarbër Malltezi)

ORA 09:00 FRIKA, FORCA TE SHUMTA POLICIE TE STACIONI I TRENIT
Banorë të cilët do u shembet banesa, si pjesë e projektit për zgjatimin e bulevarit, janë vendosur tek stacioni i trenit ku pritet të vijë kryetari i bashkisë Lulzim Basha për përurimin e fillimit të punimeve. Forca të shumta të policisë janë vendosur tek stacioni i trenit, dhe kanë formuar  kordon për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të situatës.
njesia shqiponja dhe policia e rendit
(Foto: Njësia 'Shqiponja' dhe Policia e Rendit)

ORA 08:00 BANORET NUK LEJUAN NTE VENDOSET NATEN PODIUMI
Gazetarja e TV A1 Report Bora Shahini informon se banorët nuk kanë lejuar punëtorët të ngrinin natën podiumin ku do mbanet fjalimin sot Basha. Madje ka pasur konfrontim fizik mes policisë bashkiake dhe banorëve. Vetëm sot në mëngjes është arritur të vendoset podiumi.

KOMPANIA KUVAJTIANE ZBATON PROJEKTIN
Ndërtimi i  bulevardit të ri dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës do të vihet në zbatimi nga kompania kuvajtiane “Copri Construction  Enterprises LLW”. Kompania u përzgjodh mes 3 kompanive. 61 milionë euro do të përdoren për projektin strategjik, i cili u deklarua nga kryetari i bashkisë Lulzim Basha në fushatën elektorale të 2011.

Faza e parë e punimeve nis tek Stacioni i Trenit, përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë Bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë dhe institucione të tjera publike kulturore dhe artistike e qëndra biznesi.

Projekti për Bulevardin e ri është realizuar nga studio artitekturore “Grimshaw Architects” dhe përfshin dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shirat përmbysin Librazhdin, makinat ngecin në rrugë! Qytetarët i japin një të shtyrë

VIDEO/ Shirat përmbysin Librazhdin, makinat ngecin në rrugë! Qytetarët i japin një të shtyrë