Qindra portale 'fantazmë' në Shqipëri, Braçe: Dezinformojnë! Duhet një regjistër me çdo të dhënë të tyre

Një regjistër që të identifikojë të gjitha portalet dhe mediat online, të regjistruara ose jo. Kjo ishte detyra që kryetari Erion Braçe u la dy institucioneve përgjegjëse që u paraqitën për dëgjesë në komisionin e dezinformimit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit.

“Duam të dimë kush janë të regjistruar dhe kush jo. A janë të regjistruara në tatime mediat online apo jo? Sepse në faqet e tyre unë shoh aktivitet tregtar, si operojnë këta? Media online në ketë vend funksionon në një terren totalisht ilegal, e paregjistruar  dhe thuajse e hapur ndaj lajmeve që përbëjnë dezinformim të pastër dhe me pasoja të rënda për sektorët strategjikë të vendit dhe qoftë për interesat e vendit. Këto janë dy problematikat që kemi hasur deri më tani. Fluksi i informacionit që është keqdashës me këtë vend vijon e rritet, ne jemi dhe para zgjedhjeve”, tha Erjon Braçe.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj propozoi kryerjen e një analize për të gjitha subjektet e regjistruara që shmangin detyrimet tatimore në fushën e medias. Ndaj portaleve të paregjistruara, filtrin e parë kërkoi ta vendosë AKEP.

“Do analizohet të gjitha shoqëritë në fushën e medias që janë të regjistruara në regjistrat e administratës tatimore, mbi 12 kritere risku ku do të bazohet kjo analizë: regjistrimi i subjekteve me shtetas të huaj, Listëpagesa me 1-2 punonjës, deklarimi i pagave minimale më të ulëta se paga mesatare e tregut për këtë sektor, mosdeklarimi në kohë i deklaratave tatimore, mos pagimi i detyrimeve tatimore, mosdeklarimi i llogarive bankare në administratën tatimore, subjekte të pafiskalizuara, përdorimi i lartë i cash-it. Sugjerojmë që AKEP të mos regjistroje asnje portal qe nuk është i pajisur me NIPT”, - tha Ilir Binaj, drejtor i Tatimeve.

Një pasqyrim të të dhënave për terrenin mediatik online e bëri edhe Qendra Kombëtare e Biznesit, të cilësi Braçe i kërkoi informacion edhe për pronarët përfitues të 1599 subjekte aktive në fushën e medias, nga të cilat 256 portale.

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naku: 13/11/2024 16:46

    keto portale furnizohen edhe me dhena te vjedhura nga shteti. prandaj kot qe flet.

    Përgjigju
  • Fiq Berati: 06/11/2024 21:08

    Mos u tremb more djal Berati , pasi more 99% mediave paske frike nga portalet , kush pyet more mik , shiko populli voton nese kan ik 400-430 mije banore nuk Kane ik nga portalet por nga ekonomia ! Edhe pse Skenderbeu kishte krushqi ne Berat , historia tregon qe ne Berat I vetmi vend ku humbi , ndoshta keqmenaxhim apo kushedi , a do ti vije humbja e vetme Skenderbeut ton nga Berati si ne antikitet? Une them jo ama mbetet ta analizojne analistet e mediave te perditshme !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot