Ajo është vajza e vetme e çiftit Victoria dhe David Beckham. Harper feston sot ditëlindjen e tretë dhe shtëpia e saj është kthyer në një festë madhështore.

Non Stop Party që është kompania e festive për fëmijë ka mbërritur në shtëpinë Beckham me qindra tullumbace të bardhë, pink dhe të argjendtë dhe dekorime të tjera mëngjesin e sotëm.

Çifti janë vendosur në Londër pasi Victoria po punon në dyqanin e saj të parë të veshjeve ndërsa David ka përfituar nga kjo kohë për të qenë një baba i përkushtuar.

harper beckham

“Unë jam gjatë gjithë kohës në timon”, shprehet ai.

“Në fillim marr tre djemtë nga shkolla dhe më pas kthehem të marr Harper nga kopështi i saj”.

 Harper është një ndër vajzat e vogla më fashion falë mamasë së saj e cila i dizenjon çdo veshje.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)