Turko-qipriotët në rajonin e shkëputur të Qipros Veriore votuan të dielën për balotazhin presidencial, zgjedhje të cilët u fituan nga nacionalistët e djathtë.
Ersin Tatar i mbështetur nga Presidenti turk Erdogan ka fituar zgjedhjet me 52 % të votave teksa ka mposhtur Mustafa Akincin.
Akinci 72 vjeçar kishte ngjallur shpresa se vendi i ndarë në dy që prej 1974 mund të ribashkohej, teksa ende Republika turke e Qipros Veriore njihet vetëm nga Turqia, kurse bota e njeh si pjesë të Qipros në tërësi.

Ersin Tatar, 60 vjeç, ka lidhje të ngushta me presidentin turk Erdogan dhe mbështet sovranitetin e ndarë të ishullit, një plan të cilin pala turke e ka konsideruar së fundmi si zgjidhjen e vetme.
Zgjedhja e Tatar, përveç se do të ketë një impakt në bisedimet e brendshme të ishullit, mund të ndikojnë në negociatat për pretendimet detare në lindje të Mesdheut, që ka vënë përballë Turqinë me Greqinë dhe vetë Qipron.
/Shqiptarja.comKomente

