Qipro i kërkon para Rusisë
Presidenti thërret partitë
Situata ndiqet me vëmendje edhe nga politikanët dhe biznesmenët shqiptarë që kanë llogari bankare në Qipro dhe me vendimin e djeshëm të parlamentit shpëtuan nga taksa e jashtëzakonshme, që parashikohej të vendosej mbi depozitat bankare. (Foto: Protesta dje para parlamentit kur po votohej plani i BE)
NIKOSIAS- Ministri i Financave të Qipros Michalis Sarris ka mbërritur në Moskë nga ku pret të marrë fonde hua për të kaluar rrezikun e falimentimit dhe kushtin Europian. Nikosia uron që Rusia t'i lejojë asaj të zgjerojë kredinë prej 2.5 miliardë euro që i është dhënë në 2011. Qiproja duhet të paguajë këtë kredi deri në 2016. “Shpresoj që marrëveshja të arrihet sot”- ka thënë Sarris.
Gjatë orëve të fundit situata në Qipro u përkeqësua, pasi Parlamenti i këtij vendi hodhi dje poshtë planin e BE dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për taksimin e detyruar të depozitave bankare, si kusht i domosdoshëm për të përfituar ndihmën financiare prej 10 miliardë eurosh, që do të shpëtonte vendin nga falimentimi.
Situata ndiqet me vëmendje edhe nga politikanët dhe biznesmenët shqiptarë që kanë llogari bankare në Qipro dhe me vendimin e djeshëm të parlamentit shpëtuan nga taksa e jashtëzakonshme, që parashikohej të vendosej mbi depozitat bankare. Vërshimi i ditëve të fundit nga Shqipëria i disa dhjetëra mbajtësve të depozitave në bankat qipriote rezultoi i kotë, të paktën tani për tani.
PRESIDENTI QIPRIOT MBLEDH PARTITENë Nikosias Presidenti qipriot Nicos Anastasiades do të takohet në një takim urgjent me lidërit politikë pasi nuk pranuan masat shtrënguese financiare ndaj qytetarëve të vendosura si kusht për marrjen e huasë prej 10 miliard euro nga BE-ja dhe FMN-ja. Presidenti do të mundohet të gjejë plane alternative për të lehtësuar situatën pasi marrveshja me BE-në dhe FMN-në nxiti protesta masive në vend..
BRUKSELI PERSERIT OFERTEN Ndërkohë që Brukseli ka përsëritur edhe një herë kërkesën Qipros. Marrim në konsideratë vendimin e parlamentit qipriot sa i takon propozimit të qeverisë për taksën e jashtëzakonshme. Konfirmoj se Eurogrup është gati të ndihmojë Qipron sa i takon përpjekjeve për reforma dhe përsërit kërkesën e bërë të hënën”- shkruan presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsslbloem duke pasur parasysh dhe kërkesën për të taksuar depozitat bankara mbi 100 mijë euro.
Ministrat e Financave të BE-së kanë paralajmëruar nëse dy bankat kryesore qipriote nuk do të zbatojnë masat shtrënguese atëhërë do të shkojnë drejt falimentimit financiar. Ky plan i BE-së prek edhe qipriotët që kanë më pak se 100 mijë euro në llogaritë e tyre duhet të paguajnë një taksë prej 6.7 %, ndërsa ata që kanë shifra që e kalojnë këtë prag do të paguajnë 9.9 %. Bankat dhe bursa e Nikosisë do të qëndrojnë të mbyllura deri ditën e ejnte.
(sg/lç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.6%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Flamur Noka e kërcënon se “do ta paguajë”, Sokol Bizhga përballë tij e merr me buzëqeshje! Momenti i akuzave dhe reagimi
26 Nëntor, 19:21
-
Netanyahu: Lufta në Liban nuk do të përfundojë derisa izraelitët në veri të vendit të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre
26 Nëntor, 19:20
-
Netanyahu do t'i paraqesë kabinetit marrëveshjen e armëpushimit në Liban! Zotohet për shkatërrimin e Hamas
26 Nëntor, 19:17
-
Netanyahu i drejtohet popullit për armëpushimin në Liban
26 Nëntor, 19:16
-
Ironia e Spahiut: Opozita nuk proteston për vrasjen 14-vjeçarit por për fundin e 84-vjeçarit
26 Nëntor, 19:15
-
Protesta e PD/ Militantët mblidhen para Bashkisë së Tiranës, forca të shumta policie rrethojnë zonën
26 Nëntor, 19:10
-
Protesta mbyllet vetëm te ‘Sheshi Uillson‘, Bardhi dhe grupi i bashkohen pjesës te Bashkia e Tiranës, pikat e tjera s'i binden
26 Nëntor, 19:10
-
'Polici politike', Flamur Noka: Nuk kanë pse të japin apo marrin leje! Kush prek protestuesit do ketë punë me PD-në
26 Nëntor, 19:05
-
U largua nga sheshi Willson, Bardhi drejt bashkisë së Tiranës sulmon ministrin Hoxha: I lidhur me bandën e Durrësit! Policia ishte sot kundër qytetarëve
26 Nëntor, 18:55
-
Pamjet me dron/ Protestuesit ikin drejt Bashkisë së Tiranës, zhbllokohet qarkullimi te sheshi Willson
26 Nëntor, 18:54
-
Bardhi koordinon protestën me telefon, zhvendos protestuesit nga sheshi Willson drejt Bashkisë Tiranë
26 Nëntor, 18:52
-
Protesta te ‘Sheshi Uillson’, një grua e moshuar ndihet keq, i jepet ndihma e parë! Largohet turma, lirohet rruga për mjetet
26 Nëntor, 18:51