Qipro kundër Kosovës

Qipro kundër Kosovës
Qiproja është një shtet me një mori problemesh, por që është pranuar nga Brukseli si anëtare. Sidoqoftë, shteti ishull që gjysma e territorit udhëhiqet nga grekët qipriotë dhe gjysma tjetër, e papranuar ndërkombëtarisht, nga turqit qipriotë, po arrin të ndryshojë politikat e gjithë Bashkimit Evropian, shkruan e përditshmja Zëri.

Qeveria e Kosovës është e shqetësuar me insistimin e Qipros, deri më tash të suksesshëm, që gjatë dialogut me Kosovën për liberalizimin e vizave të mos përmendet në asnjë dokument ekzistimi i pasaportave të Republikës së Kosovës. Në vend të tyre, propozimi qipriot thotë se duhet të përdoret termi “dokumentet personale” të Kosovës, thuhet më tej në Zëri.

Ndonëse nuk përmenden edhe katër vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, Sllovakia, Spanja, Rumania dhe Greqia, dyshohet se edhe keto vende e kanë përkrahur këtë ide.

Brukseli tashmë ka filluar ta përdorë emërtimin “dokumentet personale” në versionin ende të papërfunduar të “udhërrëfyesit” apo lista e kushteve që Kosova duhet të plotësojë për të përfituar nga liberalizimi i vizave.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA