NIKOZI, 28 maj /ATSH-AFP/ - Drejtuesit qiprioto grek Nicos Anastasiades dhe qiprioto turk, Mustafa Akinci vendosën sot të hapin kalime të reja mes veriut dhe jugut të ishullit të ndarë të Mesdheut dhe të rilidhin rrjetet elektrike dhe telefonike, në kuadër të përpjekjeve të ribashkimit.
Këto masa konkrete, të pazakonta që prej disa vitesh, janë progrese në fusha të konsideruara si pak të ndjeshme që parashikojnë para së gjithash riforcimin e besimit mes komuniteteve dhe ruajtjen e klimës së paqes.
Masat u njoftuan në përfundim të takimit të dytë mes drejtuesve, qiprioto grek, Nicos Anastasiades, dhe qiprioto turk, Mustafa Akinci, të sapozgjedhur, nën drejtimin e OKB-së që prej rifillimit të bisedimeve më 15 maj.
"Akinci dhe Anastasiades nënvizuan edhe një herë vullnetin e tyre dhe vendosmërinë e përbashkët për të arritur një zgjidhje të plotë", theksoi i dërguari special i OKB-së, Espen Barth Eide, qër drejton diskutimet
Dy drejtuesit ranë dakord për përgatitjen e hapjes së pikave të reja të kalimit, veçanërisht në Lefke (perëndim) dhe Deryneia (lindje) që do t'i shtohen shtatë pikave të tjera ekzistuese.
Dy palët do të lehtësojnë thirrjet telefonike mes dy zonave që janë aktualisht të pamundura, për shkak të bllokimit të rrjeteve./
/ec/







