Qirjako Qirko është zgjedhur
Sekretar i Përgjithshëm i MPJ

Qirjako Qirko është zgjedhur<br />Sekretar i Përgjithshëm i MPJ
TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme po plotësohet një e nga një me drejtuesit kryesorë të saj. Përmes procedurash të rregullta dhe konkursit është zgjedhur Sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie Qirjako Qirko. Ai është një diplomat karriere dhe ish-drejtues i seksionit të të Drejtave Njerëzore dhe Minoriteteve në Ministrinë e Jashtme por dhe ish-ambasador në Holandë, për të qëndruar më pas në këto tetë vite jo me profil të lartë, në diplomaci. Qirko pason në këtë post ish-sekretarin e Përgjithshëm Llesh Kola, dhe ky ish-ambasador në Itali, që kishte zëvendësuar sekretarin e mëparshëm të Përgjithshëm Gazmend Turdiu.

Qirko ishte në kandidim me katër rivalë të tjerë dhe përmes konkursit ai fitoi këtë vend të lartë në administratën shqiptare dhe në dikasterin e diplomacisë. Lajmin e kësaj përzgjedhjeje me konkurs e dha dy netë më parë ministri i Jashtëm Bushati, por pa përmendur si emër. “Për herë të parë, Sekretari i Përgjithshëm u zgjodh në kushte të plota të ligjit dhe respektimi të tij, gjë që s’kishte ndodhur në 23 vjet, në të cilat Sekretari i Përgjithshëm nuk është zgjedhur kurrë me konkurs. Emërimi ka qenë i një ndër diplomatëve që gjeta në institucion, në përputhje të plotë me kriteret, e mund t’iu them që pata bisedën finale siç përcakton ligji në konkurrim përmes dosjesh”, tha Bushati. Sekretari i ri i përgjithshëm Qirko ka qënë dhe kandidat për President më 2007 kur iu zgjodh Topi.
 
Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion