Përbërësit:
- 2 kunguj
- 1 karrotë
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 vezë
- 4 lugë gjelle miell
- 1 majë luge sodë buke
- Kripë, piper i zi
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Grijmë kungujt në rende dhe i shtrydhim mirë nga uji i tepërt. Grijmë gjithashtu karrotën dhe qepën shumë imët, dhe i shtojmë te kungulli. Shtojmë hudhrat e shtypura, vezët, kripën dhe piperin. Përziejmë mirë masën. Shtojmë miellin e përzier me sodën e bukës dhe e trazojmë derisa të formohet një masë homogjene. Ngrohim vajin në tigan në temperaturë mesatare. Me lugë formojmë qofte dhe i skuqim një e nga një, derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët.
Komente












