Përbërësit:
- Mish pule
- Patate
- Karrotë
- Vezë e freskët
- Pak pluhur pjekës
- Miell
- Bimë aromatike
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Vendosim pak mish pule të ziejë dhe më pas e vendosim në grirëse. Paralelisht kemi vendosur pataten dhe karrotën të ziejnë. I bashkojmë përbërësit në një enë duke i shtypur mirë, shtojmë një vezë të freskët, pak miell, pluhur pjekës për lidhjen e qofteve dhe bimë aromatike sipas dëshirës. Nxehim vajin në tigan dhe skuqim qoftet, të cilave u kemi dhënë formë sipas dëshirës.
Komento
Komente












