Qofte me oriz

Përbërësit:

  • 250 gr oriz
  • 200 gr djathë të bardhë dhe kaçkavall
  • 2 kokrra vezë
  • Bukë e thekur
  • Bimë aromatike
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ziejmë fillimisht orizin dhe më pas e kullojmë. Shtojmë djathin e grirë, vezët, bukën e thekur, erëzat dhe bimët aromatike. E punojmë mirë brumin derisa të lidhet dhe formojmë qofte rrumbullake, të cilat i skuqim në tigan me vaj të nxehtë.